VIDEO/ Perla e Dibalës nderon Juven, barazim spektakolar mes Realit e PSG. Bajerni luan “tenis” me serbët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2019 | 22:58

VIDEO/ Perla e Dibalës nderon Juven, barazim spektakolar mes Realit e PSG. Bajerni luan “tenis” me serbët

U luajtën ditën e sotme, 8 ndeshje në raundin e pestë të Champions League.

uefa champions league

Juventusi fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Atletikos së Madridit falë një super goli të Paulo Dibalës në fundin e pjesës së parë. Me këtë fitore, Juventusi shkon në 13 pikë në vendin e parë, ndërkohë që mbetet në 7 pikë Atletiko.

Bajerni i Mynihut fitoi thellë me shifrat 0-6 në fushën e serbëve të Crvena Zvezdës, ndërkohë që edhe Atalanta mposhti Dinamon e Zagrebit 2-0.

Mançester Siti u ndal në barazim 1-1 ndaj Shakthar Donjetsk, ndërkohë që në barazim u mbyll edhe supersfida e mbrëmjes mes Realit të Madridit e PSG, në shifrat 4-2.

Totenhemi me Murinjon arriti një fitore me përmbysje 4-2 ndaj Olimpiakosit të Pireut, ndërkohë më poshtë rezultatet.

REZULTATET

Juventus-Atletiko Madrid 1-0

 

Mançester Siti-Shaktjor Donjetsk 1-1

 

Atalanta-Dinamo Zagreb 2-0

Crvena Zvezda-Bajern Mynih 0-6

 

Totenhem-Olimpiakos 4-2

 

Real Madrid-PSG 2-2

Gallatasarai-Klub Bryzh 1-1

Lokomotivë Moskë-Bajer Leverkusen 0-2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"