VIDEO/ “Periudhë shokuese”, futbollisti i Bylisit zbulon sakrificat: “Ndeshje” mjaft e vështirë që duhet kaluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2020 | 12:06

VIDEO/ “Periudhë shokuese”, futbollisti i Bylisit zbulon sakrificat: “Ndeshje” mjaft e vështirë që duhet kaluar

Marjo Barjamaj bën pjesë në listën e atyre futbollistëve që e kanë sezonin e dytë në Ballsh. Verën e shkuar, pasi Bylisi u rikthye në elitë, por edhe fitoi titullin kampion, bashkë me Muratajn rinovuan kontratën.

mario-bajramaj

Tashmë që kampionati është ndërprerë, Barjamaj ndodhet në kryeqytet pranë familjes ku edhe po zhvillon përgatitje individuale sipas një programi të dhënë enkas nga klubi ballshiot.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, Marjo Barjamaj flet se si është stërvitja në këto kushte, si dhe tregon gjithashtu edhe sakrificat e kësaj periudhe për çdo sportist….

– Marjo si ju ka gjetur kjo periudhë?

Të them të drejtën ishte paksa shokuese. Nuk e besuam, por kur u shpërndamë dhe filluam që të qëndronim në shtëpi afër familjeve tona, atëherë nisi një realitet ndryshe.

– Më mirë në grumbullim apo …?

Sigurisht që për ne sportistët është më mirë në grumbullim dhe me regjimin që jemi mësuar në klubet tona. Sepse pas shumë viteve ndryshe, ne nisim një mënyrë tjetër “jetese” futbollistike. Por po e përballojmë dhe shpresojmë që të kaloj sa më shpejtë.

– Çfarë programi po ndjek?

Po bëj në shtëpi ushtrime force si dhe në natyrë vrapime aerobike me alternime.

– Sa i kënaqur je nga ky sezon?

Unë e nisa me një dëmtim por kam luajtur në Superiore dhe shpresoj që të rifilloj sa më shpejt që të luaj sërish. Një eksperiencë e bukur dhe kam besim se so të realizojmë synimet që ne kemi ne kampionat dhe në Kupën e Shqipërisë… Por ta kalojmë njëherë këtë “ndeshje” mjaft te vështirë dhe pastaj të mendojmë për objektiva.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"