Video/ Përfundon ëndrra kuqezi, 19-vjeçarët e Bogdanit i mposht edhe Mali i Zi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2017 | 14:12

Video/ Përfundon ëndrra kuqezi, 19-vjeçarët e Bogdanit i mposht edhe Mali i Zi

Dy ndeshje dy humbje! Kombëtarja U-19 ka zhgënjyer sërish duke u mundur kësaj here ndaj Malit të Zi me rezultatin 0-1, në takimin e vlefshëm për eliminatoret e Kampionatit Europian të 19-vjeçarëve, Grupi 12-të.

asaaxa

Kuqezinjtë e Erjon Bogdanit, ashtu si në ndeshjen e parë ndaj Ukrainës, e dominuan takimin, por pakujdesitë në mbrojte dhe rastet e shumta të pashfrytëzuara sollën humbjen e dytë radhazi.

Një ndërhyrje e gabuar brenda zonës e mbrojtësit  Gjura në minutën e 70-t, i dha mundësinë kombëtares malazeze të kalonte në avantazh, falë goditjes së saktë nga pika e bardhe e penalltisë nga mesfushori Vukotiç. Ky ishte ndër të paktat raste që kundërshtari zbriti në portën e Shqipërisë.

Vukotic

Shqipëria do ta luajë ndeshjen e fundit të grupit ndaj Norvegjisë, ditën e martë. Aktualisht kuqezinjtë ndodhen në vendin e fundit me 0 pikë. Priteshe shumë nga ky grup lojtarësh, gjithsesi duhet ta pranojmë që në këto eliminatore djemtë e trajnerit Bogdani janë braktisur edhe nga fati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"