VIDEO/ Përflitej për një romancë mes tyre, dalin pamjet e vitit 2010 të Kim Kardashian dhe Kristiano Ronaldos në Madrid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2023 | 14:00

VIDEO/ Përflitej për një romancë mes tyre, dalin pamjet e vitit 2010 të Kim Kardashian dhe Kristiano Ronaldos në Madrid

Kim Kardashian ndodhej të enjten në “Emirates Stadium” për të ndjekur sfidën mes Arsenalit dhe Sporting Lisbonës në Ligën e Europës.Collage Maker-19-Mar-2023-12-10-PM-6440

Por udhëtimi te liderët e Premier Ligës nuk ishte i vetmi aktivitet futbollistik në axhendën e Kim Kardashian këtë javë, pasi ajo postoi gjithashtu një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqej ish futbollisti i Totenhemit, Dele Alli, duke pozuar përkrah familjes së saj.

Ylli i ‘The Keeping with the Kardashian’ ka një listë të gjatë të historisë së përfolur të takimeve kur bëhet fjalë për futbollin, pasi dyshohet se ka qenë e përfshirë në një marrëdhënie romantike me pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, Kristiano Ronaldo, në vitin 2010.

Të dy u fotografuan së bashku në Madrid, ku CR7 luante në atë kohë, ndërsa Kim ishte e një profili shumë më të ulët se ajo tani, pasi ‘Keeping with the Kardashian’ ishte në fillimet e tij.

42-vjeçarja hodhi poshtë thashethemet për një lidhje romantike me portugezin në një intervistë me Ryan Seacrest në vitin 2011, duke deklaruar se të dy ishin thjesht “miq” edhe pse jo të gjithë e besonin atë që ajo kishte për të thënë.

Pamjet e asaj ‘romance’ janë shfaqur së fundmi në rrjetet sociale të të dyve, së bashku në një natë jashtë me grupe të ndara miqsh, dhe ndërsa nuk ka asnjë provë të një marrëdhënieje mes tyre, gjërat sërish duken të jenë paksa të tensionuara.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"