VIDEO/ Perez “harron” Hazardin, gjen në skuadër zëvendësuesin e Ronaldos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2018 | 16:21

VIDEO/ Perez “harron” Hazardin, gjen në skuadër zëvendësuesin e Ronaldos

Reali i Madridit ka zyrtarizuar para disa ditësh një lojtar brazilian te i cili mund të përqendrohet projekti i së ardhëm së klubit spanjoll. Bëhet fjalë për brazilianin 18-vjeçar Vinicius Jr. Sipas “Daily Mail” nuk bëhet fjalë për një lojtar dosido pasi braziliani ka arritur të habisë trajnerin Lopetegui në stërvitje.

4E776DB300000578-5999225-image-a-117_1532693155756

Sipas medias angleze, lojtari ka një potencial të jashtzakonshëm si në koordinim, shpejtësi ashtu edhe në driblim. Ndoshta Vinicius mund të jetë zgjidhja e Florentino Perezit duke e zëvendësuar portugezin Ronaldo që u largua në drejtim të Juventusit. Kështu presidentit të “Los Blancos” nuk do i duhet të paguajë shuma marramendëse për blegun Eden Hazard.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"