VIDEO/ Përballje për infarkt, shikoni çfarë ndodh në sfidën e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2019 | 22:55

VIDEO/ Përballje për infarkt, shikoni çfarë ndodh në sfidën e Serisë A

Përballje dramatike, ajo mes Kaljarit dhe Sampdorias e vlefshme për javën e 14-të të Serisë A. Vendasit arritën të triumfonin me përmbysje 4-3 në sekondat e fundit, teksa dorianët e Ranierit nuk arritën të ruanin 2 herë avantazhin prej 2 golash.

Samo

Kuajarela dhe Ramirez arritën të kalonin 2 herë në epërsi miqtë në minutat 38-të dhe 52, duke çuar peshë tifozët e Sampdorias. Ishte Naingolan ai që rihapi sfidën në minutën e 69-të, teksa festa e belgut zgjati vetëm 1 minutë, pas Kuajarela në minutën e 70-të, shënoi golin e tretë për Sampdorian.

Kur u duk se gjithçka do të mbyllej me fitoren e miqve, sulmuesi Zhoao Pedro, i surprizoi të gjithë duke realizuar 2 gola të shpejtë në minutat 74 dhe 76. Për t’i vënë kapak kësaj sfidë të çmendur mendoi Cerri në minutën e 96-të, duke i siguruar një fitore të artë Kaljarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"