VIDEO/ Përballje e tensionuar në Vlorë, Flamurtari shmang humbjen në minutat e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2019 | 20:21

VIDEO/ Përballje e tensionuar në Vlorë, Flamurtari shmang humbjen në minutat e fundit

Është mbyllur në barazim 1-1, sfida e rëndësishme mes Flamurtarit dhe Luftëtarit në Vlorë.

bandicam 2019-11-23 13-32-03-997

Flamurtari me anë të Nikës, në minutën e katërt të shtesës, ka gjetur golin e barazimit dhe i ka dhënë një pikë shprese vlonjatëve.

Ishte Rapo ai që kaloi në avantazh Luftëtarin, në fillimin e pjesës së dytë. Vlonjatët presuan, dhe në fund barazuan shifrat.

Luftëtari mund të kishte mbyllur ndeshjen, por në kundërsulme kaa gabuar disa herë

Vlen për t’u theksuar se në fund të sfidës, ka pasur tension mes skuadrave, teksa Nika është ndëshkuar me të kuq.

Tashmë Flamurtari ka shkuar në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Luftëtari në kuotën e 8 pikëve, por pozicionet e skuadrave nuk kanë lëvizur.

Flamurtari-Luftëtari 1-1
(Nika 90+4′ Rapo 53′)

Përfundon sfida 

90+5′ Nika ndëshkohet me të kuq.

90+4′ GOLLLL. Nika gjen golin e barazimit, Flamurtari barazon në minutat e fundit.

90′ Arbitri jep gjashtë minuta shtesë.

89′ Pjeshka godet fort, topin shkon në tranversë. Shpëton Paiteris dhe Luftëtari, tëm pafatë vlonjatët.

87′ Ribaj ndëshkohet me të verdhë, për shkak të protestave.

81′ Largohet Lika dhe në lojë futet Oshafi. Marantas kryen zëvendësimin e radhës.

79′ Paiteris fiton një goditje dënimi në zonën e tij, portieri grek i ul ritmin vlonjatëve.

75′ Ardit Hoxhaj humbet një rast të artë, gabon pranë portës pas goditjes me kokë.

71′ Largohet Muçollari, në lojë futet Haruni. Flamurtari kryen zëvendësimin e radhës.

69′ Luftëtari mbron dhe tregohet i rrezikshëm në kundërsulm.

64′ Lika  depërton në zonë, godet por portieri Moçka kontrollon pa problem topin.

62′ Zeqaj gjuan, por gabon. Vlonjatët presojnë, por pa rezultat.

59′ Paiteris shpëton portën e tij, pas roveshatës që ka tentuar Rrapaj.

53′ GOOLL! Luftëtari kalon në avantazh. Rapo është ai që shënon përballë Moçkës.

51′ Muçollari merr krahun, por krosimi i tij ishte tërësisht i gabuar.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë! 

40′ Trajneri Birçe ndëshkohet me të verdhë, pas protestave.

36′ Tension në Vlorë, lojtarët kapen me njëri-tjetrin, pas një faulli ndaj Moçkës. Karton për portierin dhe Dragoshin.

34′ Shans për gjirokastritët. Rrapo godet nga distaca por, Moçka devijon në këndore

24′ Topi i gajtë për Ribajn, Paiteris pastron gjithçka duke dalë nga zona.

20′ Luftëtari del dis nga zona, fiton goditje dënimi, por nuk shfrytëzohet siç duhet.

17′ Vlonjatët vazhdojnë të këmbëngulin, por pa rezultat.

13′ Ribaj godet nga largësia, por asnjë rrezik për gjirokastritët.

11′ Pjeshka provon me kokë, reagon sërish portieri i Luftëtarit.

10′ Paiteris reagon në kohë, nxjerr topin në goditje këndi pas goditjes së Rrapajt.

6′ Protesta për penallti nga Flamurtari, Rrapaj godet, Kukaj ndal me kënbë, por topi shkon në dorën e tij. Arbitri vazhdon lojën.

4′ Më kërkues Flamurtari në këto minuta të para.

3′ Rrapaj godet jashë zone, bllokojnë lojtarët e Luftëtarit.

1′ Starton sfida në Vlorë!

FORMACIONET ZYRTARE:

Flamurtari: Moçka, Gocaj, Zeqaj, Pjeshka, Muçollari, K. Nebihu, B. Nebihu, Rrapaj, Ribaj, Hoxhaj, Vatnikaj. Trajner: Luan Birçe

Luftëtari: Paiteris, Qato, Lala, Kukaj, Açka, Prikas, Dragoshi, Rapo, Hyseni, Dushkaj, Lika. Trajner: Giorgos Marantas.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"