VIDEO/ Përballje dramatike, Milani e pëson në fund! Leçe i bën “gjëmën” Piolit në debutim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2019 | 23:46

VIDEO/ Përballje dramatike, Milani e pëson në fund! Leçe i bën “gjëmën” Piolit në debutim

Përballje dramatike! Milani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 në shtëpi përballë Leçes, në debutimin e trajnerit Stefano Pioli!

bandicam 2019-10-20 21-08-19-944

Një supergol i Kalderonit në minutën e 90+2 ka tronditur kuqezinjtë, të cilët e dominuan lojën, por fati duket se nuk ishte me ta në këtë përaballje. Çalhanoglu hapi serinë e golave në minutën e 20-të, me një gjuajtje të bukur nga e djathta, ndërkohë që kuqezinjtë kishin raste të shumta shënimi në pjesën e parë, por nuk arritën të finalizonin.

 

Pioli

Në fragmentin e dytë të lojës, Babakar, vendosi barspeshën në minutën e 62-të. Sulmuesi ekzekutoi një 11-metërsh. Gjuajtja e tij u prit nga Donaruma, teksa më pas topi shkoi sërish te Babakar, i cili e shtyu drejt rrjetës.

 

Babakar

Festa e Leçes, zgjati 19 minuta, pasi Pionte, kaloi sërish në avantazh kuqezinjtë, në minutën e 81-të, teksa me një gjuajtje nga brenda zonës, mposhti portierin Rafael.

Kur u mendua se sfida do të përfundonte me fitoren e Milanit, ishte Kalderoni, që me një gjuajtje të kalibruar nga jashtë zonës, vendosi baraspeshën, duke i dhuruar 1 pikë të artë Leçes, teksa zhyti në krizë kuqezinjtë!

FT| MILAN – LEÇE 2-2

Çalhanoglu 20′, Piontek  81′ / Babakar 63′ , Kalderoni 90+2


FORMACIONET ZYRTARE: 

Milan: Donaruma, Konti, Muzakio, Romanjoli, Teo Hernandez, Paketa, Bilja, Kesi, Çalhanoglu, Leao, Suso. Trajner: Stefano Pioli.

Leçe: Gabriel, Mesarielo, Kalderoni, Rosetini, Lucioni, Taksidhis, Majer, Mankosu, Tabaneli, Falco, Babakar. Trajner: Fabio Liverani.

OFICIAL

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"