VIDEO/ Përballje dramatike, Levandovski realizon “poker” golash ngaj Herthës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 4, 2020 | 20:03

VIDEO/ Përballje dramatike, Levandovski realizon “poker” golash ngaj Herthës

Përballje dramatike në kuptimin e plot të fjalës! Bajerni ka mposhtur Herthën e Berlinit me rezultatin 4-3, në sfidën e zhvilluar në “Allianz Arena”. Heroi i kampionëve në fuqi të Europës, ishte “përbindëshi”, Levandovski, që realizoi plot 4 gola, duke mundur i vetëm Herthën.

lEVA4

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, falë golit në minutën e 40-të. Ndërkohë në minutën e 51-të, polaku dyfishoi shifrat. Pas këtij momenti, miqtë surprizojnë duke barazuar rezultatin me Kordoba dhe Kunha.

Leva5

Levandovski realizoi sërish në të 85-të, ndërkohë që Hertha gjeti forcën për t’u kundërpërgjigjur 3 minuta më pas, duke realizuar me Ngankam, i sapo futur nga stoli. Për të vrarë përfundimisht sfidën, duhet të vinte minuta e 92-të, kur bomberi polak, u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke vulosur gjithçka.

FT: BAJERN MYNIH – HERTHA 4-3

PËR TË PARË TË GJITHA GOLAT E NDESHJES: KLIKO KËTU

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"