VIDEO/ Përballje dramatike, Erzeni i shkakton disfatën e parë sezonale Dinamos. Moriero debuton me humbje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2021 | 23:55

 VIDEO/ Përballje dramatike, Erzeni i shkakton disfatën e parë sezonale Dinamos. Moriero debuton me humbje

Fund dramatik, Erzeni mposht Dinamos mes spektaklit! Shijakasit kanë shtangur kryeqytetasit në Pezë, duke i mposhtur me rezultatin 2-1.

bandicam 2021-02-07 14-41-17-996

Ishte një ndeshje dramatike ajo e sotmja, ku të dyja skuadrat kishin disa raste për shënim që në fillim, por shpërthyen në fundin e sfidës.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta ishte krejt e kundërta. Ishin shijakasit që shënuan të parët me Himën në minutën e 54’, duke e shtangur skuadrën e Morieros. Në minutën e 84’, ishte Hyska, i cili me një ekzekutim perfekt të goditjes së dënimit, e ndal topin në fundin e rrjetës. Kapiteni, Miklovan Pere rihapi sfidën, por nuk mjaftoi që të merrte të paktën 1 pikë.

bandicam 2021-02-07 15-26-09-016

Dinamo pëson kështu humbjen e parë sezonale, ndonëse mbeten ende në vendin e parë me 20 pikë, 1 më shumë se Burreli. Ndërkohë Erzeni shkon në kuotën e 8 pikëve dhe i largohet vendit të fundit.

FT| Dinamo-Erzeni 1-2

Pere 89’/ Hima 52′, Hyska 84′


FORMACIONET ZYRTARE:

Dinamo:

bandicam 2021-02-07 13-27-03-364

Erzeni:

bandicam 2021-02-07 13-27-56-495

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"