VIDEO/ Përballje dramatike, Devolli mposht Lushnjën me përmbysje dhe rrëmben kreun. Ivani sërish hero!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 14:58

VIDEO/ Përballje dramatike, Devolli mposht Lushnjën me përmbysje dhe rrëmben kreun. Ivani sërish hero!

Përballje dramatike ajo mes Devollit dhe Lushnjës. Skuadra e Stavri Nicës, arriti të përmbyste avantazhin e lushnjarëve, të cilët gjetën rrugën e rrjetës me Cankën.

bandicam 2019-10-06 14-51-26-445

Da Mota dhe Paolo Ivani ishin autorët e golave për devollinjtë. Vlen për t’u theksuar se Lushnja luajti për gati 1 pjesë me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Mones.

bandicam 2019-10-06 14-18-39-792

Atmosfera në shkallët e stadiumit ishte elektrizuese dhe në fund e gjithë festa shkoi për vendasit, që me fitoren e sotme u ngjitën në vendin e parë në kuotën e 10 pikëve në 4 ndeshje, 1 më pak ka Lushnja e Gjylës.

bandicam 2019-10-06 14-42-28-691

Kujtojmë që për Ivanin ky ishte goli i tretë në kampionat pas dopietës së realizuar ndaj Elbasanit, duke u shndërruar në një protagonist absolut te Devolli!

FT| DEVOLLI-LUSHNJA 2-1

Da Mota 78′, Ivani 87′ / Canka 63′

Mbyllet pjesa e parë! 

Përfundon takimi! 

87′ GOOOOL DEVOLLI 2-1/ Përmbysje e çmendur e skuadrës së Devollit që realizon me anë të sulmuesit Ivani! 

78′ GOOOOL DEVOLLI 1-1/ Barazohen shifrat! Pas një krosimi nga e majta, braziliani Da Mota i shpëton mbulimit të mbrojtjes dhe godet saktë duke tundur rrjetën! 

63′ GOOOL LUSHNJA 0-1/ Zhbllokohet sfida, Mikel Canka kalon në avantazh skuadrën e Gjylës pas asistit fantastik të Maganit. Sulmuesi me portën e boshatisur nuk fal! 

45+2′ Lushnja me 10 lojtarë! Arbër Mone ndëshkohet me karton të kuq pas goditjes me brryl ndaj mesfushorit Avdillari. Gjyqtari Musakaj nuk e fal duke e përjashtuar nga loja futbollistin e skuadrës muzeqare.

Kartoni i kuq i Mones on Vidnews.

8′ E pabuesueshme çfarë humbet Nallbati me portën e boshatisur, vetëm pak metra larg vijës fatale. Mesfushori i Devollit ka bërë më të vështirën, pas asistit fantastit të Ivanit, duke e nxjerrë topin jashtë kuadratit.

Rasti i humbur i Nallbatit on Vidnews.

FORMACIONET ZYRTARE: 

DEVOLLI: Mali, Cane, Çela, Pere, Gabriel, Avdillari, Da Mota, Nallbati, Rapo, Santana (Kordeiro 46′), Ivani. Trajner: Stavri Nica.

LUSHNJA: Haremi, R.Dervishi, Ibrahimllari, Musaku, Ruço, Magani, Taullahu, Baze, Mone, Canka, Sefa (Allkanjari 20′, Sulkja 59′). Trajner: Ilir Gjyla

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"