VIDEO/ Përballja ndaj Brazilit, shikoni si futbollistet italiane frikësojnë fëmijët gjatë këndimit të himnit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2019 | 13:40

VIDEO/ Përballja ndaj Brazilit, shikoni si futbollistet italiane frikësojnë fëmijët gjatë këndimit të himnit

 Mënyra se si italianët e këndojnë himnin para fillimit të një aktiviteti është me të vërtetë e mahnitshme.

2-15-600x360

Mesa duket ata e përjetojnë shumë himnin dhe e këndojnë me gjithë zemër. I tillë ka qenë edhe rasti i djeshëm në ndeshjen Itali-Brazil për femra. Në botërorin që po zhvillohet në Francë për femra, dje është luajtur ndeshja midis këtyre dy skuadrave, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen është mënyra se si femrat e Italisë e kënduan himnin.

1-19 (1)

Para fillimit të ndeshjes vajzat italiane kënduan himnin aq fort sa trembën edhe fëmijët që i shoqëronin. Kjo ishte një mënyrë e veçantë, sepse mjafton të shohësh fytyrat e fëmijëve dhe e kupton se sa kanë thirrur lojtaret gjatë himnit. Për sa i përket ndeshjes ajo u fitua nga Brazili me rezultatin e ngushtë 1-0 me një gol të Martës, nga penalltia.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"