VIDEO/ Përballja me Partizanin e Beogradit para 3 viteve, te Skënderbeu bëhen nostalgjikë. Kur Jashanica vlerësohej nga UEFA…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2020 | 14:41

VIDEO/ Përballja me Partizanin e Beogradit para 3 viteve, te Skënderbeu bëhen nostalgjikë. Kur Jashanica vlerësohej nga UEFA…

Fiks 3 vite më parë, Skënderbeu priste në “Elbasan Arena”, Partizanin e Beogradit,në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Europës, në një atmosferë elektrizuese të krijuar nga tifozët, që atë natë ishin në stadium nga të gjitha trojet.

SKENDERBEU PARTIZANI I BEOGRADIT

Mbrëmje për të mos u harruar ajo, ku shumë tifozë e kujtojnë sikur të kishte ndodhur dje. Ndeshja mbyllej në barazim 0-0 dhe padyshim lojtari më i mirë në fushë ishte Bajram Jashanica.

Ky i fundit ishte i pakalueshëm dhe një nga më të mirët në fushë në atë ndeshje. Mbrojtësi kosovar, vlerësimin për paraqitjen e shkëlqyer e merrte nga UEFA, që e përzgjidhte atë në formacionin e javës.

Pikërisht momentet e asaj nate dhe paraqitjen e Jashanicës, Skënderbeu ia ka sjellë edhe njëherë në mendjen tifozëve, me një video të postuar nga ajo natë e paharrueshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"