VIDEO/ Përballja Maqedoni-Kosovë, Mici “pa doreza”: Zemra do që kualifikohen vëllezërit tanë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2019 | 10:41

VIDEO/ Përballja Maqedoni-Kosovë, Mici “pa doreza”: Zemra do që kualifikohen vëllezërit tanë

Gledi Mici është duke kaluar një sezon mjaft të mirë në aspektin personal te skuadra e Shkëndijës së Tetovës. Ish-futbollisti i Skënderbeut, ka qenë protagonist në disa ndeshje me kuqezintjë, duke gjetur edhe rrugën e rrjetës.

Mici

 

Mbrojtësi ishte i ftuar së fundmi në emsionion “Sportmania” në Maqedoninë e Veriut, teksa veç të tjerave u pyet për përballjen speciale që Maqedonia e Veriut do të ketë ndaj Kosovës në Ligën e Kombeve.

Mici u shpreh se ka shumë shokë që luajnë për Maqedoninë, por zemra do që të fitojë Kosova, pasi sipas tij, kosovarët janë vëllezërit e Shqipërisë.

“Është e vërtetë që kam miq me Maqedoninë dhe i kam miq të mirë, por kjo është çështje zemre dhe do të dëshiroja që Kosova të shkonte në Europian sepse ato janë vëllezërit e Shqipërisë. Por gjithashtu, edhe nëse Maqedonia kalon, prap do më bëhej qejfi”, deklaroi Mici.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"