VIDEO/ Për Mavrajn nuk ka dritë në fund të tunelit, Abrashi del me një pikë nga transferta e Hofenhejmit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2018 | 20:49

VIDEO/ Për Mavrajn nuk ka dritë në fund të tunelit, Abrashi del me një pikë nga transferta e Hofenhejmit

U luajtën sot ndeshjet e ditës së shtunë, në Bungesligën gjermane. Hamburgu i Mërgim Mavrajt doli i mundur nga transferta me Verder Bremenin e Rashicës. Të dy shqiptarët ishin përgjatë të gjithë ndeshjes në stol, por në fund jeshilët fituan me shifrat 1-0. Tashmë kriza për Hamburgun rritet akoma më shumë, ku e sheh veten në vendin e parafundit me 17 pikë.

xCyHdHU7

Amir Abrashi doli me një barazim 1-1 nga transferta e vështirë me Hofenhejmit. Mesfushori shqiptar ishte titullar, dhe pas kësaj pike qëndron në vendn e 13-të, me 29 pikë. Bajerni ngeci në një barazim pa gola ndaj Hertës në shtëpi. Bie në sy fakti, që në 5 ndeshje të kësaj dite, janë shënuar vetëm 5 gola në total. Më poshtë, të gjitha rezultatet.

Bajern Mynih 0-0 Herta Berlin

Hanover 0-1 Borusia Mynshengladbah

Hofenhejm 1-1 Frajburg

Shtutgart 1-0 Aintraht Frankfurt

 

Verder Bremen 1-0 Hamburg

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"