VIDEO/ “Për 50 sekonda humbëm 3 milionë lira turke”, trajneri tërbohet me lojtarët e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2020 | 16:59

VIDEO/ “Për 50 sekonda humbëm 3 milionë lira turke”, trajneri tërbohet me lojtarët e tij

Skuadra e Gazentep mori një barazim në sekondat e fundit ndaj Karagumruk. Trajneri rumun i Gazentep, Marius Sudumica nuk ka qenë aspak i kënaqur, pasi kundërshtarët barazuan në minutën e 95-të.

sumudica

Në një video që po bëhet virale në rrjet, shihet dhe dëgjohet sesi trajneri i bërtet lojtarëve në stërvitje. “Për 50 sekonda, humbëm 3 milionë lira turke, nga paga jonë. Humbëm 30 mijë lira turke bonus. Humbëm 2 pikë, jemi në vendin e 14-të dhe tani nisin të na sulmojnë.“Ju ka hyrë frika? Pse nuk flisni, më thoni? Pse nuk flisni? I shihni personat pas jush? Shikoni, i shihni njerëzit që janë pas jush? A e dini sa e kanë pagën? 1500-2000 lira turke.

I presin bonuset si të çmendur. Si të çmendur! Dhe në vetëm 50 sekonda ju shkatërruar gjithçka! Pse? Dhashë gjithçka nga vetja këtë javë! Gjithçka! Kaq po u them!”, dëgjohet të thotë  trajneri rumun.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"