VIDEO/ Penalltia qesharake në favor të Lacios që po bën xhiron e internetit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2020 | 23:39

VIDEO/ Penalltia qesharake në favor të Lacios që po bën xhiron e internetit

Lacio e Igli Tares dhe Thomas Strakoshës, arriti të merrte një barazim të çmuar ndaj Borusia Dortmund në sfidën e parafundit të Ligës së Kampionëve.

favrelazio-penalty-2020_1dqvzxa1uxjuh1l7mpf8rc51st

Të kaltërve iu dha edhe një dorë gjyqtari, i cili në minutën e 67-të, akordoi një penallti qesharake në favor të skuadrës italiane, e fituar nga mesfushori serb Sergej Milinkoviç-Saviç.

2948185-60519668-2560-1440

Nga pamjet duket qartë që futbollisti i Dortmundit, Niko Shulc, largon pastër topin, ndërkohë që Saviç, me një hedhje për çmimin “Oskar”, arriti të mashtronte gjyqtarin, duke fituar këtë 11-metërsh. U çuditshëm është fakti se si VAR nuk ndërhyri për të shfuqizuar këtë vendim të gabuar të gjyqtarit.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"