VIDEO/ Penalltia e pazakontë e Ronaldos, topi ngrihet para se portugezi ta godasë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2018 | 9:43

VIDEO/ Penalltia e pazakontë e Ronaldos, topi ngrihet para se portugezi ta godasë

Kristiano Ronaldo ishte padyshim protagonisti i mbrëmjes së djeshme, në sfidën që Reali fitoi 3-1 ndaj PSG. Portugezi shënoi dy gola, nga të cilët një me 11-metërsh. Por, kamerat në stadium kanë fiksuar një moment të veçantë, nga penalltia e tij.

ronaldo penalltia

Përsëritja tregon se topi ngrihet në momentin që Kristiano përgatitet ta godasë. Kjo ndodhi pasi këmba mbështetëse e sulmuesit të Realit shkel me forcë dhe tapeti vibron aq sa për të ngritur pak topin fiks në momentin që goditet nga e djathta e Topit të Artë.

Këtë episod e nënvizoi edhe ish-shoku i tij tek Mançester Junajtid, Rio Ferdinand, i cili pas ndeshjes u shpreh: “Ju betohem, është çmenduri. E bënte gjithmonë këtë gjë në stërvitje.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"