VIDEO/ Penalltia e mohuar, irritohet Berisha. Shikoni çfarë bën sulmuesi shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2021 | 16:31

VIDEO/ Penalltia e mohuar, irritohet Berisha. Shikoni çfarë bën sulmuesi shqiptar

Sulmuesi shqiptar, Besart Berisha, i cili luan në Australi tek skuadra e Uestern Junajtid, është bërë protagonist në një episode të ndodhur në ndeshjen që ekipi i tij luajti kundër Uanderers.

Berisha

Reagimi i Berishës ka ardhur pas një pretendim për penallti, e cila nuk është dhënë nga arbitri duke irrituar kështu sulmuesin shqiptar. Ai në momentin e zëvendësimit në minutën e 89’ ka shkuar drejt ekranit të VAR-it duke i kërkuar llogari arbitrit për pretendimin e tij. Sulmuesi duket i irrituar dhe i drejtohet arbitrit me fjalët : “Shikoje, shikoje”.

Ekipi i Berishës e humbi ndeshjen me rezultatin minimal 0-1, me sulmuesin shqiptar i cili po kalon një formë të mire duke arritur të gjejë rrugën e rrjetës 5 herë në katër ndeshjet e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"