Video/ Penalltia e kontestuar e Interit në sfidën ndaj Bolonjës, moviola qartëson gjithçka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2017 | 14:43

Video/ Penalltia e kontestuar e Interit në sfidën ndaj Bolonjës, moviola qartëson gjithçka

Bolonja protestoi gjatë dhe Roberto Donadoni uroi që “penalltia do të ishte akorduar edhe me krahët e ndryshuara”. Por episodi që solli golin e barazimit për Interin (në minutën e 75-të), është vlerësuar në mënyrë korrekte nga arbitri Di Belo, i ndihmuar nga VAR-i: krosim nga e djathta për Ederin, që e ndjek, ndërsa ndodhet përpara portës.

Penalltia

Mbaje rrëshqet dhe bie me krahun e shtrirë që prek sulmuesin e Interit. Penallti. Di Belo e akordon menjëherë, më pas kërkon ballafaqimin me VAR dhe asistenti e konfirmon. Në terma rregulloreje, është 11-metërsh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"