VIDEO/ Penallti në sekondat e fundit, Kosova përmbyset nga Sllovenia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2020 | 23:57

VIDEO/ Penallti në sekondat e fundit, Kosova përmbyset nga Sllovenia

Kosova e pafat ndaj Sllovenisë. “Dardanët” u mposhtë me përmbysje në përballjen e sotme, falë një penalltia në sekondat e fundit të ndeshjes, të realizuar nga futbollisti i Atalantës, Iliçiç.

bandicam 2020-11-15 22-38-57-763

Muriqi kaloi i pari në avantazh Kosovën në minutën e 57-të. Festa e “dardanëve” zgjati vetëm 5 minutë, pasi Kurtiç vendosi baraspeshën duke realizuar me finte.

Kur u mendua se sfida do të mbyllej në barazim, gjyqtari në minutat shtesë akordoi një 11-metërsh, pas një prekje të dyshmtë me dorë të topit nga ana e Fidan Alitit.

Pavarësisht se portieri i Kosovës, e kuptoi krahun, topi shkoi në fundin e rrjetës. Sfidën e fundit të grupit “dardanët” do e luajnë në shtëpi ndaj Moldavisë, ku objektivi i vetëm do të jetë fitorja, për të mos rrezikuar rënien në Ligën D.

FT| SLLOVENI-KOSOVË 2-1

Kurtiç 62′, Iliçiç 90+3 / Muriqi 57′ 

FORMACIONET ZYRTARE: 
KOSOVE SLLOVENI
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"