VIDEO/ Penallti në minutat shtesë, Apolonia mposht Tiranën në finale dhe shpallet fituese e Superiores U-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2022 | 22:10

VIDEO/ Penallti në minutat shtesë, Apolonia mposht Tiranën në finale dhe shpallet fituese e Superiores U-19

Apolonia  e trajnerit Bledar Borova, shpallet fituese e Superiores U-19, teksa ka mundur minimalisht 1 me 0 Tiranën në finalen e luajtur në “Elbasan Arena”.

Apolonia

Ka mjaftuar një gol me penallti në minutën e 92-të me anë të kapitenit, Alvi Mezani, të cilën e fitoi po vetë. Apolonia do të marrë pjesë kështu në Ligën e Kampioneve për këtë grupmoshë. Pavarësisht përpjekjeve të shumta bardheblutë e Abilaliajt nuk arritën të triumfonin, teksa në fund festa ishte e gjitha e fierakëve.

Kjo finale u gjykua nga një treshe arbitrash mes stemën e FIFA-s, ku kryesor ishte Juxhin Xhaja dhe ndihmësa të tij Avdo dhe Myftari. Gjyqtare e katërt, Emanuela Rusta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"