VIDEO/ Penallti, i kuq e protesta. Në Vlorë ndodh gjithçka, por Flamurtari e Kamza ndahen në barazim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2018 | 18:43

VIDEO/ Penallti, i kuq e protesta. Në Vlorë ndodh gjithçka, por Flamurtari e Kamza ndahen në barazim

Flamurtari e Kamza e mbyllën në një barazim me gola, 2-2, sfidën e javës së 25-të në Kategorinë Superiore. Një sfidë spektakolare në Vlorë, që në fund pa të dyja ekipet të marrin vetëm një pikë. Ekipi i Duros u duk më kërkues, por ishin miqtë ata që zhbllokuan me Raçiç në të 28-tën, pas një penalltie të kontestuar.

vlor

Në të dytën më pas, ishte Sidibe që barazoi shifrat, por Plaku kaloi të tijtë përsëri në avantazh, pas pak minutash. Vlen të përmendet që në atë moment, vlonjatët ishin me 10 lojtarë, pasi Bicaj u ndëshkua dy herë me karton të verdhë. Teksa Kamza po shkonte drejt fitores, Flamurtari mori një penallti, dhe ishte Zhufo ai që barazoi sërish.

Deri në fund, rezultati nuk pati më ndryshime, dhe të dyja skuadrat ndanë nga një pikë.

Capture

 

Flamurtari-Kamza 2-2

Gol: Sidibe 72′, Zhufo 83’/ Raçiç 28′, Plaku 76′

KK: Bicaj 74′

 

KOMENTI

Mbyllet takimi. Flamurtari-Kamza 2-2

 

94′ Malaj futet në fushë. Largohet Ymeraj.

90′ 4 minuta shtesë.

89′ Karton i verdhë për Siljanovskin.

86′ Zëvendësim te Kamza. Rezi futet në vendin e Idrizaj.

84′ Deliaj zë vendin e Zhufos.

84’ Raçiç ndëshkohet me kartonin e verdhë, për protesta ndaj Jorgjit.

zhufo

83’ GOOOL Zhufo nuk fal përballë Gjonikajt.

81’ Akordohet penallti për Flamurtarin. Kamara tërhiqet nga fanella, dhe asistenti i Jorgjit është i mendimit për 11-metërsh.

kamza

76’ GOOOL Plaku shënon golin e dytë për Kamzën, pas një topi që merr në zonë, dhe mposht lehtësisht Salin.

74’ Bicaj ndal Raçiç si lojtar i fundit. Kartoni i dytë i verdhë, dhe i kuq për mbrojtësin.

sidibe

72’ GOOOL Sidibe shënon një gol mjaft të bukur. Pas një rrëmuje jashtë zonës së Kamzës, mesfushori lëshon një goditje të fortë, dhe topi që përplaset në shtyllë përfundon në rrjetë.

71’ Zëvendësimi i parë për Kamzën. Mehmeti i lë vendin Lelis.

61’ Aksion i bukur i lojtarëve të Flamurtarit. Pas disa kombinimeve, topi shkon tek Alvesh, por braziliani nuk e kontrollon mirë.

58’ Sjellje antisportive nga Bicaj e Zguro. Jorgji nuk i fal, dhe të dy ndëshkohen me të verdhë.

53’ Raçiç mbetet i shtrirë në fushë, pas një përplasje në mesin e fushës.

46’ Duro e nis menjëherë me zëvendësim. Zuka mbetet në dhomën e zhveshjeve, Ardit Hoxhaj në fushë.

46’ Nis pjesa e dytë në Vlorë.

Capture

Mbyllet pjesa e parë. Flamurtari-Kamza 0-1

45′ 2 minuta shtesë.

44’ Karton i verdhë edhe për Zukan, pas një goditje ndaj Mehmetit.

40’ Plaku kroson nga një goditje dënimi në cep të zonës, por topi që shkon drejt portierit Sali, kontrollohet pa shumë probleme nga ai.

vlor

32’ Nxehen gjakrat në fushën e lojës. Zguro shtrihet në fushë, pasi goditet nga tifozët vlonjatë. Policia ndërkohë, largon edhe tifozin nga tribuna.

29’ Zhufo ndëshkohet me të verdhë, për një ndërhyrje të ashpër ndaj Ymerajt.

racic

28’ GOOL Raçiç nuk fal nga pika e bardhë. Sulmuesi i Kamzës mposht Salin.

27’ Asisteni i Jorgjit vendos se ka një prekje të topit me dorë nga ana e Mustës. Jorgji vendos për penallti në favor të Kamzës.

Capture

21’ Siljanovski në hyrje të zonës, godet fort, por topi shkon vetëm pak larg portës.

19’ Ymeraj kërkon ndihmën e mjekëve të skuadrës së tij, teksa dëmtohet pas një topi të përplasur në trupin e tij.

11’ Kamara rrëmben vetë një top, futet në zonë, godet dhe portieri Gjonikaj largon topin jashtë zone.

9’ Musta e Raçiç përplasen kokë më kokë pas një dyluftimi për një top në ajër. Të dy lojtarët shpëtojnë pa dëmtime të mëdha.

3’ Danilo Alvesh merr një top të lartë nga e djathta, ul bukur me gjoks, por goditja shkon vetëm në rrjetën e jashtme.

1′ Nis takimi në Vlorë.

 

FORMACIONET

Flamurtari: Sali; Siljanovski, Bicaj, Veliu, Musta, Useini, Sidibe, Zuka, Zhufo, Alvesh, Kamara. Trajner: Shpëtim Duro.

Kamza: Gjonikaj; Zguro, Frashëri, Kuqi, Cukoviç; Mehmeti, Ymeraj, Plaku, Idrizaj, Fukui, Raçiç. Trajner: Ramadan Ndreu.

Gjyqtar: Enea Jorgji

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"