VIDEO/ Penallti, gola dhe spektakël! Teuta-Kukësi i ka të gjitha, përveç… një fituesi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2021 | 0:00

VIDEO/ Penallti, gola dhe spektakël! Teuta-Kukësi i ka të gjitha, përveç… një fituesi

Gola, raste, penallti dhe spektakël! Kjo është pasqyra e asaj që ndodhi në “Niko Dovana”, në ndeshjen mes Teutës dhe Kukësit, e cila u mbyll në një barazim spektakolar 2-2.

teuta (1)

Durrsakët humbasin kështu mundësinë për t’u afruar me kreun e renditjes, që mbahet nga Vllaznia. Vendasit dominuan gjithë pjesën e parë, teksa arritën të shënojnë edhe golin e avantazhit, me Dejvi Bregun, që një penallti të fituar e ktheu në gol në minutën e 35’. Pjesa e dytë ishte me të vërtetë spektakolare, ku u realizuan plot 3 gola.

Fillimisht ishte skuadra e Josës, që barazoi shifrat në minutën e 70’ me Eze nga penalltia, por ky barazim zgjati vetëm 2 minuta, pasi Bregu realizoi një “perlë” në minutën e 72’ duke kaluar përsëri durrsakët në avantazh. Gjithsesi verilindorët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 86’ barazuan shifrat me Tsintsadze.

kurtic krasniqi

Teuta ndalet kështu pas 3 fitoreve radhazi në kampionat, ndërsa Kukësi merr një pikë, pas humbjes me Partizanin. Teuta shkon kështu në kuotën e 37 pikëve, aq sa Partizani i vendit të dytë, 4 më pak se Vllaznia, ndërsa Kukësi ngjitet në kuotën e 30 pikëve në vendin e pestë.

FT| TEUTA-KUKËSI 2-2

Bregu 35′, 72’/ Eze 70′, Tsintsadze 86′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida!

93’ I pafat Emiljano Vila, i cili shikon që gjuajtja e tij me kokë të ndalet te shtylla e majtë e Xhikës.

Akordohen 5 minuta shtesë!

87’ Pranë golit të avantazhit Teuta me Lorenco Vilën, që merr një top të shkëqlyer në zonë, por gjuan jashtë, duke mos e dërguar dot në rrjetë.

Rasti i humbur nga Lorenco Vila ndaj Kukesit on Vidnews.

86’ GOOOOOOOL KUKËSI 2-2/ Tsintsadze debuton me gol me verilindorët, teksa përfiton nga një krosim perfekt i Ibraimit nga goditja e këndit, duke gjuatjur me kokë për ta dërguar topin në rrjetë.

85’ Teuta del furishëm në një kundërsulm në krahun e djathtë por Kurdiç ishte ai që ndali aksionin e Todorovskit me faull dhe arbitri Ferataj e ndëshkon Kurdiçin me karton të verdhë.

76’ Teuta kryen zëvendësimin e fundit teksa aktivizohet Avdyli në vendin e Albano Aleksit.

75’ Tjetër rrezik i verilindorëve, Ibraimi provon me një krosim të rrezikshëm në zonë, rrëmujë para Frashërit, por vetëm kaq, pasi lojtarët e Kukësit nuk ia dalin dot ta shtyjnë në rrjetë.

71’ GOOOOOOL TEUTA 2-1/ Fantastik Dejvi Bregu, i cili shënon një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit, e fituar nga Ildi Gruda, pas ndërhyrjes së gabuar të Bruno Lulajt.


70′ GOOOOOL KUKËSI 1-1/ Albano Aleksi ndëryn ndaj Gashit dhe ka penallti për Kukësin. Eze realizon me 11-metërsh duke barazuar rezultatin në 1-1 në minuen e 70’

68’ Teuta bën një tjetër zënendësim teksa aktivizohet Gruda në vend të Krasniqit.

64 ‘Teuta kryen një zëvendësim duke larguar Karbecin dhe duke aktivizuar Dajën.

60′ Kukësi kryen dy zëvendësime, Eze në vendin e Taipit dhe Gashi në vendin e Limajt.

58′ Agim Ibraimi kroson drejt zonës me anë të një goditje dënimi duke qenë i rrezikshëm pasi topi kaloi pranë shtyllës së dytë të portës së Frashërit.

Agim Ibraimi rrezikshëm on Vidnews.

57′ Albano Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë ndaj Dragoshit i cili vazhdoi drejt krahut të djathtë për të krosuar, por Aleksi e ndal me faull dhe arbitri Olsid Ferataj e ndëshkon me të verdhë.

Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë!

42’ Provon Leira me gjuajtje nga distanca, por Frashëri nuk surprizohet duke e ndaluar topin.

35’ GOOOOOOL TEUTA 1-0/ Fantastik Dejvi Bregu i cili i jep avantazhin ekipit të tij nda pika e bardhë e penalltisë, duke e dërguar topin në krahun e kundërt të portierit.

33’ Penallti për Teutën! Dragoshi bën ndërhyrje të gabuar ndaj Bregut dhe arbitri akordon penallti, pavarësisht se në vazhdim të aksionit Karabeci shënoi.


30’ Vjen rreziku i parë nga Kukësi! Leira lëviz bukur dhe futet në zonë, teksa provon me një gjuajtje me të majtën, por Frashëri e ndal në momentin e fundit.

22’ Karabeci tenton të surprizojë Kukësin, teksa lëshon një gjuajtje të bukur me të majtën nga jashtë zone, por Xhika është i vëmendshëm dhe largon topin në goditje këndi.

21’ Tjetër rasti i mirë për Teutën, Emiljano Vila jep një top të shkëlqyer për Bregun, i cili provon me një gjuajtje, por Dragoshi bllokon gjuajtjen.

13’ Teuta më kërkuese në këto minuta të para. Bregu humb një rast të shkëlqyer duke e gjuajtur topin mbi traun e portës, pas një krosimi të Emiljano Vilës.

8’ Lëvizje e bukur e Bregut nga e majta, futet në zonë, por Dragoshi e mbyll në momentin e fundit, duke e dërguar topin në këndore.

6’ Krosim i rrezikshëm nga Bregu në krahun e majtë, por del portieri Xhika dhe largon topin, duke fituar edhe goditje dënimi.

2’ Menjëherë në sulm Teuta, teksa provon të rrezikojë, me Emiljano Vilën që dërgon një krosim të rrezikshëm në zonë nga e djathta, por Dragoshi largon rrezikun.

Starton sfida në “Niko Dovana”!

FORTMACIONET ZYRTARE:

Teuta: Frashëri, R. Hoxha, Arapi, Ferreira, Todorovski, Aleksi, E. Vila, Karabeci, L. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: E. Martini.

Kukësi: Xhika, Kurdiç, Lulaj, Dragoshi, Demiri, Kotobelli, Tsintsadze, Limaj, Lerira, Taipi, Ibraimi. Trajner: M. Josa

FORMACIONET

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"