VIDEO/ Penallti e dyshimtë, Laçi triumfon mes polemikash në Gjirokastër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2020 | 0:12

VIDEO/ Penallti e dyshimtë, Laçi triumfon mes polemikash në Gjirokastër

Laçi ka mposhtur Luftëtarin me rezultatin 0-2, në një sfidë ku nuk munguan kontestimet. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërkohë që në minutën e 66-të, kurbinasit gjetën rrugën e rrjetës falë një penalltie të dyshimt të shndërruar në gol nga Nuabueze. Ndërkohë në minutën e 88-të, Xhixha dyfishoi rezultatin duke i siguruar 3 pikë të arta Laçit.


0919fe70-5ddc-4cb7-bfe4-5dc2d4d73a2c

 

FT: LUFTËTARI – LAÇI 0-2

Nuabueze 66′ (p), Xhixha 88′ 

KOMENTI LIVE: 

88′ GOOOOOL LAÇI 0-2/ Kurbinasit dyfishojnë shifrat. Nuabueze shërben bukur për Xhixhën brenda zonës, i cili nuk fal duke mposhtur portierin Qyrani. 

66′ GOOOOL LAÇI 0-1/ Zhbllokohet sfida, Nuabueze tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. 

65′ Penallti për Laçin, pas rrëzimit të Nuabuezes brenda zonës pas një dueli ajëror. Protestojnë ashpër futbollistët gjirokastritë ndaj gjyqtarit Kridens Meta. Duka ndëshkohet me karton të verdhë. 

50′ Nuabueze shpërthen bukur dhe lëshon një predhë në hyrje të zonës, por gjuajtja e tij shkon mbi kuadratin e portierit Qyrani.

46′ Starton pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

40’ Lika nga e djathta mundohet të gjejë të papërgatitur Stazhillën me një gjuajtje që shkon drejt trekëndëshit por topi kontrollohet nga portieri.

38’ Goditje nga këndi për Laçin, topi largohet nga mbrojtja por Lushkja në hyrje të zonës provon të gjuajë, pa sukses pasi sfera përfundon jashtë.

28′ Pranë golit Luftëtari me anë të Johan Çelës, i cili provon me një predhë nga distanca, por topi devijohet në këndore nga portieri Stazhilla.

18′ Kurbinasit nuk heqin dorë nga sulmet e vazhdueshme, teksa provojnë herë pas here me Xhixhën dhe Nuabuezen, por për meritë të mbrojtësve dhe portierit Qyrani, porta mbetet e paprekur.

8′ Kurbinasit në kërkim të golit, Greca provon me një gjuajtje të rrezikshme në hyrje të zonës, topi shkon jashtë kuadratit.

1′ Ka nisur sfida!

Formacionet zyrtare:

Luftëtari: Qyrani, Dragoshi, Duka, Lala, Dushkaj, Açka, Qato, Hyseni, Oshafi, Çela, Lika. Trajner: Neritan Novi

Laçi: Stazhilla, Fangaj, Ignjatoviç, Gjoni, Rapo, Deliu, Shehu, Lushkja, Greca, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"