VIDEO / Penallti dhe autogol, përmbledhja e ndeshjes zhgënjyese të Partizanit ndaj Ternanës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2017 | 9:50

VIDEO / Penallti dhe autogol, përmbledhja e ndeshjes zhgënjyese të Partizanit ndaj Ternanës

Partizani i trajnerit Mark Iuliano e nisi mbarë fazën përgatitore në Itali, ku të enjten fituan 2-1 miqësoren e parë me Vastezen, skuadër që militon në Seria D. Por sot, të kuqtë janë treguar të pafuqishëm ndaj Ternanës, që luan në Serinë B, duke u mundur në testin e dytë në shifrat 3-1.

Tifosi-Partizani-Ternana-Tirana2

Kundërshtari italian ndodhet një javë para startit të sezonit të ri, ndërsa të kuqtë vinin në këtë përballje pas tetë ditësh stërvitje me ngarkesë. Diferencat ishin të dukshme në këtë ndeshje, ndonëse Partizani u mundua në pjesën e parë që më shumë të mbrohej. Nëse gjyqtari nuk do të kishte akorduar një penallti të dyshimtë, 45 minutat mund të mbylleshin në barazim.

Ternana-Tirana-Montalto-partizani-FILEminimizer

Pjesa e dytë nis keq, ku të kuqtë pësojnë dy gola të shpejtë, ndërsa golin e nderit e shënoi Milan Basrak në minutën e 73-të.

ternana partizani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"