VIDEO/ Pedro Augusto dhe Krasniqi zihen për penalltinë, në fund e gjuan një i tretë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2022 | 18:42

VIDEO/ Pedro Augusto dhe Krasniqi zihen për penalltinë, në fund e gjuan një i tretë

Egnatia shënoi golin e dytë përballë Korabit në sfidën për të vendosur skuadrën e fundit që kompleton Superioren për sezonin e ardhshëm.

egnatia-korabi

Gjithsesi një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në rastin e penalltisë, nga erdhi dhe goli i dytë. Pedro Augusto dhe Krasniqin patën një zënkë me njëri-tjetrin për të vendosur se kush do ta gjuante penalltinë.

Lojtarët e tjerë u detyruan të ndërhynin dhe t’i ndanin ata për të qetësuar situatën.

Në fund ai që e goditi ishte Xhekson, i cili nuk gaboi.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"