VIDEO/ “Paska ardhur Reali i Madridit në Shkodër”, klubi kryeqytetas kujton batutën epike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2020 | 0:06

VIDEO/ “Paska ardhur Reali i Madridit në Shkodër”, klubi kryeqytetas kujton batutën epike

Dinamo ka përfituar nga kjo situatë pause për shkak të Koronavirusit, për të kujtuar me nostalgji lavdinë e së shkuarës. Klubi kryeqytas, i cili lufton për mbijetesë në Kategorinë e Parë, është kthyer pas në kohë, teksa ka publikuar në faqen zyrtare, në “Facebook”, një video, nga fitorja historike ndaj Vllaznisë, me rezultatin 0-4 në një stadium të mbushur plotë me tifozë shkodranë.

vLLAZNIA-DINAMO

“Fitorja historike, për të cilën vendasit thanë batutën: ‘…paska ardhur Reali i Madridit në Shkodër’”, shkruan Dinamo në videon e publikuar.

Goli i Elis Bakajt dhe tripleta e argjentinasit Martinena vendosën sfidën, një përballje kjo që që mbahet mend për batutën e mësipërme dhe duartrokitjet e publikut shkodran.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"