VIDEO/ Pasioni për skuadrën nuk i step, ultrasit e Gjilanit të papërmbajtshëm gjatë pandemisë së koronavirusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2020 | 17:59

VIDEO/ Pasioni për skuadrën nuk i step, ultrasit e Gjilanit të papërmbajtshëm gjatë pandemisë së koronavirusit

Fitorja e fundit në derbi ndaj Dritës do të qëndrojë si një nga kujtimet më të bukura për tifozët e skuadrës së Gjilanit.
festa

Triumfi me rezultatin 0-2 i ka dhënë mundësinë skuadrës së Gentian Mezanit dhe tifozëve të besojnë se mund ta fitojnë titullin kampion.

Pavarësisht se nuk u lejuan të ndiqnin takimin në stadium për shkak të situatës së rëndë të koronavirusit në Kosovë, ultrasit e Gjilanit (Skifterat) kanë mundur të organizohen dhe ta ndjekin takimin në disa bare të qytetit.

Në një video të fundit të publikuat në faqen e tyre, “Skifterat” nuk janë përmbajtur në dy golat e shënuar. Më pas festa vazhdoi në rrugë ku me ta u bashkuan dhe lojtarët.

“Skifterat” njihen si njëri prej grupimeve të tifozëve më të organizuar në Kosovë.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"