VIDEO/ Pasi u “poq” në diell, shikoni se si presidenti Takaj del nga stadiumi mitik “Redi Maloku”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2018 | 23:14

VIDEO/ Pasi u “poq” në diell, shikoni se si presidenti Takaj del nga stadiumi mitik “Redi Maloku”

Ditën e sotme, u luajt ndeshja mes Kastriotit dhe Skënderbeut, me krutanët që këtë sezon do i zhvillojnë pak kilometra larg shtëpisë ndeshjet si pritës. Në stadiumin “Redi Maloku” të qytetit të Fushë Krujës, fusha mund të jetë cilësore, por kushtet e impiantit lënë shumë për të dëshiruar.

Capture

Vetë tribuna VIP, është shumë jo e përshtatshme, ku përllogariten maksimumi 50 vende. Vetë presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, u gjend në një pozitë aspak të mirë në këtë fillim takimi, pasi dielli i fortë gati sa nuk po e “piqte”.

takaj redi maloku

Ndërkohë, në një video të postuar në Facebook nga Superliga Shqiptare, shihet një rrugicë aq e ngushtë, sa zë vetëm një person, duke dalë nga ky stadium. Kushte vërtetë skandaloze për një ndeshje të Kategorisë Superiore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"