VIDEO/ “Pasardhësi” i Maradonës, argjentinasi i kopjon golin e shekullit legjendës së futbollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2018 | 18:49

VIDEO/ “Pasardhësi” i Maradonës, argjentinasi i kopjon golin e shekullit legjendës së futbollit

Legjenda argjentinase Diego Armando Maradona ka shënuar një nga golat më të pabesueshëm në historinë e futbollit në botërorin e vitit 1986. Goli i tij përballë Anglisë në Botëror quhet nga shumë persona si “Goli i shekullit”.

maradona

Shumë janë munduar pas tij që ta kopjojnë këtë gol, por pak ia kanë arritur.

Njëri prej tyre ishte Mesi, ndërsa pak ditë më parë një tjetër argjentinas ka shënuar një supergol të ngjashëm që mund të krahasohet me golin e Maradonës.

v200805071710550143180.flv

Bëhet fjalë për Ignasio Scoco, sulmuesin që luan me River Pleitin në kampionatin argjentinas, dhe është grumbulluar edhe në dy ndeshje me Kombëtaren.

Në ndeshjen e kampionatit përballë Olimpo Bahia ai ka shënuar “golin e jetës”. Scoco mori topin nga mesfusha dhe dribloi 5 lojtarë, deri sa arriti te portieri, e gënjeu edhe atë dhe shënoi gol.

scoco

Më poshtë goli i shënuar nga Scoco. Si mendoni a i afrohet ky gol atij të Maradonës?

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"