VIDEO/ Pas Skocisë “paqe” dhe me Uellsin, “Tifozët Kuq e Zi” barazojnë me tifogrupin ishullor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2018 | 21:20

VIDEO/ Pas Skocisë “paqe” dhe me Uellsin, “Tifozët Kuq e Zi” barazojnë me tifogrupin ishullor

Ashtu siç bënë me tifozët e Skocisë, “Tifozat Kuq e Zi” kanë bërë edhe me tifogrupin e skuadrës së Uellsit, “wales Supporters Team”. Të dyja tifogrupet kanë zhvilluar një ndeshje miqësore midis tyre e cila ka përfunduar me rezultatin e barbartë 4 me 4.

Postimi është bërë nga “Tifozët Kuq e Zi” në Facebook ku shkruajnë: “Përfundon me rezultatin 4:4 ndeshja miqësore mes Tifozave Kuq e Zi dhe Wales Supporters Team. Grintës, spektakël dhe shumë emocione nga djemtë tanë të cilët luftuan deri në minutën e fundit. Shihemi nesër në Elbasan Arena, si gjithmonë në mbështetje të Kombëtares Kuq e Zi.”

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"