VIDEO/ “Pas shumë vitesh vuajtje”, Dinamo kryen stërvitjen e parë në shtëpinë e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 21:44

VIDEO/ “Pas shumë vitesh vuajtje”, Dinamo kryen stërvitjen e parë në shtëpinë e re

Pas gjithë atyre viteve vuajtje, tashmë Dinamo e ka një qendër stërvitore të tyre, ku lojtarët dhe stafi mund të përgatiten për ndeshje.DINAMO

Kjo është konfirmuar para pak minutash nga vetë klubi dinamovit nëpërmjet një postimi në profilin zyrtar. Në stërvitjen e parë në qendrën stërvitore, prezentë ishin edhe presidenti Marko Pontreli, së bashku me pjesën tjetër të drejtuesve.

Të mërkurën njofton klubi do të ketë edhe një prezantim dhe urim për këtë erë të re që nis në histori të klubit, duke pritur edhe ditët e para të nisjes së punimeve për rikonstruksionin e fushave, dhomave të zhveshjes, palestrës, restorantit dhe hotelit të klubit!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"