VIDEO/ Pas “rrëmbimit” të Malkolm, Roma “mbron” me avionë N’Zonzin: Nuk mund ta lejonim…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2018 | 12:18

VIDEO/ Pas “rrëmbimit” të Malkolm, Roma “mbron” me avionë N’Zonzin: Nuk mund ta lejonim…

Roma kishte gjetur akordin me Malkolm nga Bordo, dhe teksa gjithçka dukej drejt zyrtarizimit, ishte klubi i Barcelonës që parakaloi në fund, dhe e mori për vete sulmuesin.

screenshot-1_1534325509-7102101

Për këtë arsye, në Tëitter, klubi i Romës ka postuar një video, ku me shaka tregonin se nuk do të linin që e njëjta gjë të ndodhte me blerjen e tyre më të fundit, francezin N’Zonzi.

Në video shihen avionë luftarakë dhe eskortë policie, si një mënyrë për të thënë se lojtarin e ardhur nga Sevija nuk ia “rrëmbente” dot askush. “Nuk mund të lejonim që të ndodhte ndonjë gjë me këtë transferim” – shkruante klubi i Romës me shaka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"