VIDEO/ Pas presidentit Kapllanaj, rradhën për të apeluar ndaj qeverisë e ka mesfushori Murataj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 30, 2020 | 17:44


VIDEO/ Pas presidentit Kapllanaj, rradhën për të apeluar ndaj qeverisë e ka mesfushori Murataj

Mesfushori i Bylisit, Valentino Murataj i ka bërë apel qeverisë shqiptare këtë të hënë, duke i kërkuar të kthejë sytë edhe nga futbolli që po kalon vështirësi financiare për shkak të COVID-19.

Musolli dhe Murataj

Duke përsëritur faktin se klubet dhe akademitë janë drejt falimentimit, 23 vjeçari Murataj kërkon ndihmë nga qeveria dhe i thekson atyre se janë pikërisht futbollistët që bëjnë të lumtur qytetarët çdo javë.

valentino murataj

Përshëndetje të gjithëve, jam Valentino Murataj, lojtar i Bylisit në Superligën Shqiptare. Uroj që të jeni mirë ju dhe familjarët tuaj.

Ashtu si çdo fushë tjetër, e prekur nga kjo situatë është dhe futbolli. Klubet, dhe akademitë janë mbyllur. Ne kemi prej ditësh që nuk stërvitemi dhe ata janë drejt falimentimit, sepse mijëra trajnerë, lojtarë janë të papunë tani.

valentinooo

Shpresoj që në këtë situatë qeveria shqiptare të hapi sytë edhe nga futbolli, sepse ne jemi ata aktorët që çdo javë kemi bërë mijëra qytetarë të lumtur në stadiume. Me këtë profesion ne mbajmë familjen dhe shpresoj që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejt. Ju uroj që të jeni mirë dhe ta kalojmë së bashku këtë situatë,” u shpreh ai në videon e postuar nga faqja zyrtare e Bylisit në Facebook.

besnik kapllanajj

Një ditë më parë, vetë presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj i kërkoi qeverisë shqiptare të gjejë zgjidhje për ngërçin financiar të krijuar në futbollin shqiptar pas ndërprerjes së aktiviteteve sportive për shkak të pandemisë së koronavirusit.

 

 

 

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com