VIDEO/ Pas ndalimit të hyrjes në Australi, tenisti serb Xhokoviç “harbohet” me këngë anti-shqiptare në Budva

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2022 | 14:27

VIDEO/ Pas ndalimit të hyrjes në Australi, tenisti serb Xhokoviç “harbohet” me këngë anti-shqiptare në Budva

Tenisti serb Novak Xhokoviç po qëndron në Budva të Malit të Zi ku pritet të marrë titullin “Qytetar Nderi” i këtij qyteti. Mbrëmë ai ka qenë i ftuar nga kryetari i bashkisë në një darkë ku mes të tjerash janë kënduar këngë nacionaliste serbe.

xhokovic

“Oj Kosovo, Kosovo”, titullohet kënga anti-shqiptare më të cilën Xhokoviç është harbuar me miqtë e tij. Në video shihet tenisti serb duke valëvitur një facoletë në ndjekje të ritmit të këngës.

Përpos talentit në tenis, serbi Novak Xhokoviç është një personazh kontrovers, ultranacionalist i shpallur. Ditë më parë, ai u vu në qendër të mediave botërore pasi tentoi të mashtrojë autoritet australiane mbi vaksinën anti-COVID-19.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"