VIDEO/ Pas Mesit, një tjetër argjentinas bie “viktimë” e tifozëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2015 | 19:45

VIDEO/ Pas Mesit, një tjetër argjentinas bie “viktimë” e tifozëve

Një tjetër incident shënohet me lojtarët e Barcelonës gjatë kohës kur ishin përgatitur për të kryer kontrollin e pasaportave në Aeroportin ndërkombëtar Narita, në Tokio, nga disa tifozë të River Plates (rivali i Barcelonës në finalen e Kupës së Botës për klube).

javier-mascheranovx-1

Sipas mediave ndërkombëtare, tifozët e River Plates kanë ofenduar rëndë futbollistin argjentinas të Barcelonës, Javier Maskeranon. “Biri i b*shtrës. Njeri që vrapon pas parave”,-bërtisnin tifozët e River Plates.

Bacelona fitoi 3-0 Kupën e Botës për klube ndaj River Plate me një gol të Mesit dhe dy gola të Suaresit. Mediat e huaja shkruajnë se dy argjentinasit, Mesi dhe Maskerano, ishin ‘viktima’ të sulmeve të tifozëve edhe për faktin se ata nuk shkuan t’i përshëndesnin ata.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"