VIDEO/ Pas dëmtimit, rishfaqet Mesi. PSG vijon rekordin e fitoreve në kampionatin francez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2022 | 16:59

VIDEO/ Pas dëmtimit, rishfaqet Mesi. PSG vijon rekordin e fitoreve në kampionatin francez

PSG vijon rekordin e tyre të fitoreve kundër ekipeve në kampionatin francez duke mundur Okser me rezulatin 5-0.

1200-L-psg-auxerre-les-compositions-officielles

Goli i parë erdhi vetëm 11 minuta pas fillimit të ndeshjes, me autor Kilian Mbape. Ndërsa ishte në fundin e pjesës së parë, ylli argjentinas Lionel Mesi për pak shënoi edhe golin e dytë, por topi përfundoi jashtë shtyllës së majtë. 45 minutat e para u mbyllën me avantazhin e parizienëve.

Vetëm 6 minuta pas nisjes së pjesës së dytë Karlos Soler dyfishoi shifrat ndërsa goli i tretë erdhi në minutën e 57′ nga Hakimi.

Dy golat e fundit për PSG u shënuan në minutën e 81′ dhe 84′.

Ajo që ra në sy në këtë ndeshje ishte dhe rikthimi i Lionel Mesit pas dëmtimit që pati. Ai mungoi ndeshjen e kaluar kundër Lorient.

RENDITJA

hjkdhjksdPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"