VIDEO/ Partizanit i mjafton vetëm pjesa e parë, “demat” udhëheqin kampionatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2018 | 15:53

VIDEO/ Partizanit i mjafton vetëm pjesa e parë, “demat” udhëheqin kampionatin

Partizani ka arritur një fitore shumë të rëndësishme për vazhdimësinë e kampionatit. Tashmë të kuqtë e shohin veten si kryesues me 2 pikë të shkëputur nga Skënderbeu, që u mund nga Laçi.

bandicam 2018-11-07 15-50-23-256

Heroi i takimit ka qenë Jurgen Bardhi me një 2 golësh. Fillimisht një gol i tij në minutën e 19-të hap takimin dhe më pas do të kemi 2 gola “blic”. Sulmuesi Bardhi shënon përsëri në të 36-tën minutë, ndërsa Roxher shkurton 1 minutë më vonë. Me këtë rezultat ka përfunduar pjesa e parë dhe gjithë takimi.

Kastrioti-Partizani 1-2

Roxher 37’/ Bardhi 19′ 36′

KOMENTI

90+4 Përfundon takimi.

90+2′ Kundërsulm i mirë për Partizanin, Bardhi bë gjithçka mirë, pason te Asani por ky i fundit e ekzagjiron duke dribluar dhe topin e marrin krutanët.

90′ Gjyqtari akordon 4 minuta shtesë.

83’ Çfarë shpëton Labinot Ibrahimi. Ymeraj bën gjithçka mirë godet drejt portës, Hoxha i mposhtur, por Ibrahimi jo. Largon në vijën fatale.

Ibrahimi on Vidnews.

 

80′ Largohet Kote, në fushë Bitri për të kuqtë.

74’ Trashi provon nga faulli, topi godet shtyllën dhe Bardhi bën më të vështirën duke e dërguar jashtë.

Goditja nga faulli on Vidnews.

72’ Kryesori akordon një faull për Partizanin në hyrje të zonës. Mbrojtësit shumë të revoltuar me arbitrin dhe ndëshkohen me të verdhë Shehu dhe Cela.

70′ Largohet Mala nga fusha, në fushë Mensah.

66’ Tenton të shtyj përpara skuadra krutane. Fiton një faull në mesfushë me Okebugu, por është pa rrezik në zonën e Hoxhës. Partizani disi më i tërhequr në këtë pjesë të dytë.

62′ Largohet Hila për Partizanin, në fushë Eraldo Çinari.

55’ Largohet Marku për Kastriotin, në vendin e tij Vatnikaj.

50’ Telushi kthen një top te Belica dhe ky i fundit heziton ta kthejë te Hoxha prapa, krijohet një mosmarrëveshje, por që zgjidhet menjëherë dhe sulmuesit e Kastriotit nuk sjellin rrezik.

48’ Karton i verdhë për Markun.

46′ Starton pjesa e dytë

PËRFUNDON PJESA E PARË

45+2 Përfundon pjesa e parë.

45. 2 minuta shtesë nga gjyqtari i katërt.

37’GOOL. Ngushton Roxher Xhunior.  Pas një aksioni individual nga e majta, i sapofuturi gjendet përballë Hoxhës dhe e mposht lehtësisht. Mesa duket “të kuqtë” ishin ende në festë…

Goli i Zhunior on Vidnews.

36′ GOOL BARDHI përsëri. Krosim i mirë nga e majta. Bardhi i shpëton mbrojtes krutane dhe nuk e ka të vështirë ta dërgoi topin me kokë në rrjetë. Goli i dytë personal. 

Goli i Bardhit on Vidnews.

33’ Përplasje e Ymerajt, të kuqtë tregojnë “Fair Play”. Kastrioti gjen dhe kohë për zëvendësimin e parë. Largohet Çarls Astina, në fushë Zhunior.

25’ Kastrioti shfaqet në gjysëmfushën e Partizanit, por bllokon Partizani.

24’ Asani tenton me të majtën drejt portës së Kukës por shumë larg kuadratit.

19′ GOOL BARDHI. Përfiton nga një mosmarrëveshje e portierit me Domgjonin dhe e ka të lehtë të dërgoj topin në rrjetë. 0-1 për Partizanin. 

10’ Partizani fiton një goditje dënimi në hyrje të zonës krutane, por është një goditje që nuk sjell rrezik. Demat duken më kërkues në fushë.

 

1’Starton sfida.

FORMACIONET ZYRTARE:

Formacionet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"