VIDEO/ Partizani zbret në fushë, Daja drejton stërvitjen e parë me staf të plotësuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2020 | 18:34

VIDEO/ Partizani zbret në fushë, Daja drejton stërvitjen e parë me staf të plotësuar

Pasditen e sotme ka nisur edhe rrugëtimi i Partizanit të sezonit 2020-2021.  Nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja, në orën të kuqtë startuan seancën e parë stërvitore për edicionin e ri në kopleksin “Pepa” në Elbasan.

Partizani stervitja Daja logo

Dëshira dhe kërkesa e trajnerit të ri është që ekipi pjesën dërrmuese të seancave stërvitore t’i zhvillojë në fushë me bar natyral, dhe për këtë arsye, e nisin nga Elbasani.

Në këtë seancë të parë është prezantuar dhe stafi i ri teknik ku Ilir Bozhiqi do të jetë trajner i portierëve, ndërsa Artim Pollozhani do të jetë ndihmësi i Dajës. Si Pollozhani ashtu dhe Bozhiqi kanë qenë në krah të Dajës në stërvitjen e fundit, ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport”.

Ilir Daja

Në stërvitjen e sotme gjithashtu kanë qenë të pranishëm edhe kapiteni Alban Hoxha si dhe braziliani Lukas Kardozo si dhe afrimi i paralajmëruar nga Hong Kongu, mesfushori Remi Dujardin.

Futbollisti nga Hong Kongu

Mungesat e vetme ishin ato të Bardhit, Malës dhe Melos, që sipas klubit janë me leje dhe i bashkohen ekipit për pak ditë. Vlen të përmendet fakti se në stërvitjen e parë kanë qenë të pranishëm 19 lojtarë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"