VIDEO/ Partizani vazhdon përgatitjet në Antalia, Aldo Teqja i gëzon të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2020 | 11:40

VIDEO/ Partizani vazhdon përgatitjet në Antalia, Aldo Teqja i gëzon të gjithë

Partizani është duke vazhduar mini-fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, nën urdhrat e trajnerit të ri Adolfo Sormani.PARRR

Klubi i kuq ka postuar një video në “Facebook”, dhe ajo që tërheq menjëherë vëmendjen e të gjithëve është prezenca e Aldo Teqjas aty.

Portieri pësoi një incident para pak kohësh, por duket se problemet me shëndetin e tij kanë kaluar dhe tashmë ai po stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës. Një lajm ky i mirë për të gjithë, teksa incidenti i portierit i ka prekur të gjithë shumë.

Partizani deri tani ka zhvilluar një miqësore në tokën turke me Trabzonsporin, të cilën e humbën me shifrat 1-0, teksa është planifikuar edhe një miqësore tjetër pas dy ditësh me Budapest Honved.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"