VIDEO/ Partizani u paguan gjobën, por tifozët mbushin lokalet dhe jo stadiumin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2018 | 20:10

VIDEO/ Partizani u paguan gjobën, por tifozët mbushin lokalet dhe jo stadiumin

Partizani mposhti Laçi me rezultatin 1-0 në sfidën e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë Superiore. Goli i Jurgen Bardhit i dha fitoren skuadrës së Skënder Gegës që vazhdon të kryesojë.

Partizani

Edhe pse “demat e kuq” po kalojnë një moment mjaft të mirë, interesi i tifozëve në shkallët e stadiumit lë për të dëshiruar. Madje klubi i Partizanit, pagoi gjobën para sfidës me Laçin, për shlyerjen e dënimit, që tifozët të ishin në fushë, por një pjesë e madhe e tyre kanë preferuar ta ndjekin ndeshjen në lokal dhe jo në stadium.

Këtë gjë e tregon mesë  miri një video e publikuar nga një kafe në kryeqytet, ku shihen qartë tifozët e Partizanit, te cilët janë të shumtë në numër dhe po ndjekin sfidën ndaj Laçit.

Është për  të ardhur keq, kur shikon se si tifozët po e braktisin stadiumin dita ditës dhe preferojnë kafet e lagjes për të ndjekur ndeshjet e Kategorisë Superiore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"