VIDEO/ Partizani thyhet në Laç, Starova shijon fitoren e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2019 | 17:55

VIDEO/ Partizani thyhet në Laç, Starova shijon fitoren e parë

Laçi ka mposhtur Partizanin me rezultatin 1-0 në sfidën e vlefshme për javën e 4-t të Kategorisë Superiore, duke siguruar fitoren e parë në kampionat. Ishte Regi Lushkja, ai që vendosi sfidën me një gjuajte nga distanca në minutën e 60-të.

 

bandicam 2019-09-15 17-53-52-928

Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0 pavarësisht rasteve nga të dyja skuadrat. Në të dytën kurbinasit, u treguan më pragmatistë, duke siguruar 3 pikë të arta.

bandicam 2019-09-15 17-17-57-999

Me fitoren e sotme skuadra e Starovës u ngjit në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë që të kuqtë mbeten në kuotën e 6 pikëve.Në sfidën e radhës Partizani do të presë Bylisin, ndërkohë që Laçi do të jetë mysafir në Vlorë ndaj Flamurtarit.

FT| LAÇI-PARTIZANI 1-0

Lushkja 60′ 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi!

90+2′ Fantastik Stazhilla, i cili shpëton skuadrën nga pësimi i golit. Pas një gjujtje të Telushit, topi devijohet dhe për pak sa nuk përfundon në rrjetë! Është dashur ndërhyrja e portierit moldav, i cili e ka larguar rrezikun në këndore!

90′ Akordohen 5 minuta shtesë!

89′ Zëvendësim i tretë te Laçi, largohet nga fusha Xhixha, në vend të tij, Gjini.

87′ Zëvendësim te Laçi, largohet autori i golit Lushkja, vendin e tij e zë Ersil Ymeri.

85′ Fantastik Alban Hoxha, që mban në lojë Partizanin, duke i mohuar një gol Redon Xhixhës, i cili doli i vetëm para portës!

81′ Josef Ekuban ndëshkohet me karton të verdhë, për faull në sulm.

78′ Goditje dënimi për Partizanin! Provon Boldor me një gjuajtje! Topi ndale nga portieri Stazhilla.

76′ Kundërsulm i shpejt i Laçit me Xhixhën. Sulmuesi nuk tregohet i saktë, teksa largojnë rrezikun futbollistët e Partizanit.

75′ Zëvendësim i tretë dhe i fundit te Partizani, largohet nga fusha Kristi Kote, në vend të tij mesfushori Ron Broja!

73′ Pranë golit Partizani! Trashi lëshon një predhë me të majtën nga jashtë zonës, por grushton mjaft mirë portieri Stazhilla!

67′ Rrezikshëm Partizani me Çinarin, i cili depërton bukur nga e majta, por në momentin e fundit topi devijohet në këndore.

66′ Zëvendësim i dytë te Partizani. Lerda provon gjithçka për gjithçka. Largon nga fusha mbrojtësin Bitri, vendin e tij e zë sulmuesi Braun.

63′ Sërish rrezikshëm Regi Lushkja, i cili provon të majtën, por topi shkon drejt e në duart e Alban Hoxhës.

60′ GOOOL LAÇI / Zhbllokohet sfida! Lushkja ndëshkon Partizanin me një gjuajtje nga distanca, duke e dërguar topin në cepin e portës së Alban Hoxhës! 


57′ Zëvendësim i parë te Partizani, largohet Jasir Asani, vendin e tij e zë Ekuban.

54′ Gafë e gjyqtarit anësor, akordon një pozicion jashtë loje të paqenë në dëm të Erald Çinarit, i cili doli i vetëm para portës, teksa gjuajtja e tij u ndal nga portieri!


51′ Çinari është i ndëshkuari i parë i sfidës, për ndërhyrje të gabuar në sulm ndaj Deliut.

49′ Teko provon të majtën brenda zonët, por jashtë kuadratit!

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka zëvendësime!

Përfundon pjesa e parë! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

44′ Goditje dënimi për Laçin, provon Teko me një gjuajtje drejt e në portë, por kontrollon gjithçka Hoxha.

35′ Rast i artë për Laçin, e pabesueshme çfarë shpërdoron Xhixha dhe Nuabueze, në hyrje të zonës! Shpëton për mrekulli porta e kuqe!

27′ Pranë golit Partizani me Trashin, por gjuajtja e mesfushorit brenda zonës me kokë, kontrollohet nga portieri Stazhilla.

22′ Bie disi rritmi i ndeshjes, skuadrat qarkullojnë topin, teksa provojnë herë pas here të nisen me topa të gjatë nga krahët!

17′ Drithërima në portën e Stazhillës, Kote provon me një gjuajtje me të majtën nga distanca, topi shkon ngjitur me shtyllën e majtë pingule.

10′ Laçi nuk heq dorë nga sulmet e vazhdueshme, por të vendosur mjaft mirë në mbrojtje futbollistët e Partizanit që nuk krijojnë hapësira për kundërshtarët!

9’ Boldor tenton një krosim të lartë në zonë për Asanin, megjithatë del portierit Stazhilla, i cili mbyll aksionin.

6′ Xhixho lëshon një gjuajtje potente nga distanca, topi shkon mbi kuadratin e portët të mbrojtur nga Alban Hoxha.

3′ Provojnë të kuqtë me Jurgen Bardhin, por goditja e sulmuesi nuk krijon rrezik për portierin e Laçit

1′ Vendasit e nisin në sulm ndeshjen, teksa provojnë në sekondat e para me Redon Xhixhën, gjuajtja e sulmuesit, ndalet nga portieri Alban Hoxha.

1′ Ka startuar sfida!

LAÇI: Stazhilla, Fangaj, Gjoni, Ignjatoviç, Domgjoni, Deliu, Shehu, Lushkja, Teko, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Sulejman Starova.

bandicam 2019-09-15 15-24-39-756

PARTIZANI: Hoxha, Bitri, Boldor, Belica, Çinari, Trashi, Kote, Telushi, Mala, Bardhi, Asani. Trajner: Franko Lerda.

bandicam 2019-09-15 15-25-07-195

GJYQTAR: Eldorjan Hamiti (Lezhë)

Protokolli Partizani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"