VIDEO/ Partizani thyen Kukësin dhe kërcënon Vllazninë, “fair play” i çuditshëm në golin e verilindorëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2021 | 23:59

VIDEO/ Partizani thyen Kukësin dhe kërcënon Vllazninë, “fair play” i çuditshëm në golin e verilindorëve

Kukësi-Partizani ishte kryendeshja e javës së 20-të në Superiore. “Demat” triumfuan me rezultatin 1-2 përballë verilindorëve në “Elbasan Arena”, në një sfidë ky kryefjala ishte “Fair Play”. Çinari ishte sërish vendimtar për Partizanin, ndërsa skuadra e Kukësit, nuk arriti të marrë pikë edhe me një gol të “falur”… Partizani shton presionin ndaj Vllaznisë dhe diferenca tashmë, është vetëm me katër pikë

Partizani-Kukesi

 

PJESA E PARË – Takimi nisi disi më mirë për skuadrën e Partizanit. “Demat e kuq” morën dominimin e topit dhe që në minutën e katërt të sfidës, kishim mundësinë të shënonin. Broja pason me kokë për Bitrin në qendër, i cili po ashtu me kokë tentoi të shënojë, por goditja e tij shkoi mbi tra. Më pas, për shumë minuta, dueli ishte i luftuar në mesfushë dhe ndërhyrjet ishin të njëpasnjëshme, ndërsa rastet e pastra munguan. Trajneri Daja humbi dhe shërbimet e sulmuesit Zhunior në minutën e 23-të, i cili u largua i dëmtuar.

Kukesi-Partizani 1-2 aksion Elbasan Arena

Pas daljes së sulmuesit brazilian, Kukësi shtoi disi ritmin dhe tentoi të shënojë. Agim Ibraimi në minutën e 36-të, tenton me një gjuajtje me kokë, por Alban Hoxha e ndal. Në të 41-ën, Hakaj del mirë nga krahu i majtë dhe kroson në qendër në një zonë të rrezikshme, por asnjë fanellë e kuqe nuk arriti te topi.

Një minutë më vonë, Murataj tenton nga distanca të shënojë, por Xhika e ndal. Ndërsa në të 45-ën, Lukas i ardhur nga stoli, kishte mundësinë më të mirë të shënonte, por mbrojtësi i Kukësit Kurdiç, i heq topin në momentin final, duke shmangur një rast të rrezikshëm për skuadrën e tij. Skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes me rezultatin e bardhë. dhe kroson për Çinarin.

Partizani festa

Numri 7 i “demave” godet me një gjysmë-kthesë të bukur, duke mposhtur gardianin Xhika dhe duke tundur rrjetën. Festë e kuqe në Elbasan. Në minutën e 76-të, dëmtohet Agim Ibraimi për Kukësin, ndërsa tre minuta më vonë, Demiri tronditi traversën. Limaj pason për mesfushorin e verilindorëve, i cili gjuan fort me të djathtën. Alban Hoxha me fat, teksa sheh topin të ndalet në traversë. Në minutën e 89-të të sfidës, do të vinte dhe momenti kulminant. Është fillimisht Çinari që gjuan me të majtën, por topi ndalet nga Taipi.

Mesfushori i Kukësit shtrihet në tokë nga dhimbja, ndërsa Murataj, përfiton dhe gjuan drejt portës nga topi i mbetur në zonë. Xhika nuk e ndal dot topin e mesfushorit të Partizanit, i cili feston golin e tij të parë si i kuq. Protesta te Kukësi për mungesë “Fair Play”, ndërsa pak sekonda më vonë, trajneri Daja i kërkon ekipit të tij të qëndrojë statik, me Vesel Limajn që udhëheq topin nga mesi i fushës dhe shënon. Me rezultatin 1-2 dhe me “Fair-Play” që nuk ishte parë në Superiore, u mbyll dhe takimi në “Elbasan Arena”.

Partizani goli 2

PJESA E DYTË – Pas një pjesë të parë pa shumë raste për t’u shënuar, e dyta kishte një pasqyrë tjetër. Partizani sërish qarkulloi topin, ndërsa Kukësi tentoi të shënojë me kundërsulm. Rasti më i mirë për verilindorët, erdhi në minutën e 57-të, me anë të Gashit. Megjithatë, gjuajtja e anësorit nga jashtë zone, shkoi pak mbi tra. Në të 60-ën, është Eraldo Çinari që tenton të shënojë me të majtën, por bllokohet nga mbrojtja e Kukësit. Nga topi i kthyer, provon të shënojë dhe Asani, por sërish bllokon mbrojtja blu. Ndërsa në minutën e 63-të, erdhi dhe goli i parë i sfidës. Asani del bukur nga e djathta.

Kukesi-Partizani 1-2 skeda

FT KUKËSI-PARTIZANI 1-2

Limaj 90+1′ / Çinari 63′ , Murataj 89′ 

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi! 

90′ Akordoohen 5 minuta shtesë.

89-90′ Moment i rrallë. Murataj realizon duke mos respektuar Fair-Play-n, pas dëmtimit të Taipit brenda zonës, teksa topi e goditi në zonën e organit gjenital. Ndërkohë që skuadra e Partizanit korrigjon menjëherë “gabimin” e mesfushorit, duke i hapur portën Vesel Limajt, i cili shënon 1-2.

79′ Ndizet supersfida. Traversa i mohon golin e barazimit skuadrës së Kukësit, pas tentativës së Demirit. Me fat Partizani në këto minuta.

77′ Ibraimi largohet nga fusha e lojës i dëmtuar, vendin e tij e merr Vesel Limaj.

73′ Çinari ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Ibraimit, gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë.

71′ Kundërsulm i shpejtë i Partizanit me Jasir Asanin, që provon të zgjidhë gjithçka vetë, por gjuajtja e tij shkon mbi kuadrat.

63′ GOOOOOL PARTIZANI 0-1/ Aksion fantastik i të kuqve, Çinari gjen rrugën e rrjetës me një goditje fluturimthi brenda zonës. Pas harkimit të Malës, sulmuesi shkodran nuk ka falur duke kaluar në avantazh kryeqytetasit. Në festë skuadra e Ilir Dajës. 

58′ Kundërsulm i shpejtë i Kukësit, Gashi provon me një gjuajtje, por tentativa e tij nuk është e saktë dhe përfundon mbi kuadrat.

56′ Zëvendësim te Kukësi, largohet nga fusha Eze, vendin e tij e merr, Baravikas.

49′ Mala harkon rrezikshëm në zonë, por të vëmendshëm aty futbollistët e Kukësit që largojnë rrezikun.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. 

45+1′ Tjetër ndërhyrje deçizive e Kurdiç në duelin me brazilianin Kardozo, i cili për pak sa nuk përfiton për të dalë i vetëm para portës.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

42′ Mala provon të surprizojë portierin Xhika, me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ndalet nga gardiani i Kukësit.

41′ Ndërhyrje perfekte e mbrojtësit Kurdiç që i largon një mundësi mjaft të mirë shënimi sulmuesit Lukas Kardozo.

40′ Eze ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në sulm.

36′ Dragoshi harkon në zonë, për Ibraimin, që provon me kokë, por kontrollon gjithçka portieri Hoxha.

34′ Kukësi fiton goditjen e parë nga këndi në këtë ndeshje, harkimi grushtohet në vështirësi nga Alban Hoxha.

32′ Bardhi është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Taipit.

25′ Zëvendësim i detyruar te Partizani, Stenio Zhunior lë fushën e lojës i dëmtuar, vendin e tij e merr Lukas Kardozo.

20′ Perfekt Bitri në këto minuta, që arrin të neutralizojë një rast të rrezikshëm në zonën e Partizanit.

15′ Bie disi rritmi i ndeshjes, me të dyja skuadrat që e përqëndorjnë më së tepërmi lojën në mesin e fushës.

10′ Kukësi kërkon të fitojë gradualisht terren, duke shtyrë përpara në zonën e kryeqytetasve.

4′ Pranë golit Partizani me Bitrin, tentativa e mbrojtësit me  kokë shumë pranë pikës së penalltisë shkoi mbi traun e Xhikës.

2′ Partizani e nis në sulm pjesën e parë, duke fituar goditjen e parë nga këndi.

1′ Ka startuar supersfida në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKESI : Xhika, Dragoshi, Bytyçi, Kurdic, Kotobelli, Taipi, Demiri, Leiria, Ibraimi, Gashi, Eze. Trajner: M. Josa.

PARTIZANI : Hoxha, Mala, Belica, Bitri, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Çinari, Zhunior. Trajner: Ilir Daja.

Kukesi Partizani

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"