VIDEO/ Partizani shpërdoron në “Loro Boriçi”, Vllaznia merr një pikë mbijetese

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2018 | 15:12

VIDEO/ Partizani shpërdoron në “Loro Boriçi”, Vllaznia merr një pikë mbijetese

U mbyll në barazim 0-0, sfida mes Vllaznisë dhe Partizanit. Një takim mjaft i luftuar sportivisht, por që nuk u konkretizua me gol. Në fund të dyja skuadrat ndanë nga një pikë, e cila i shkon më shumë për shtat skuadrës shkodrane.

ft2

 

 

Pjesa e parë ishte pa shumë raste, me skuadrat që u dukën të kujdesura për të mos pësuar. Në pjesën e dytë, ishin të kuqtë ata që e kërkuan më shumë golin e avantazhit, me Bardhin që pati edhe rastin më të pastër, por që nuk e kaloi dot Sherrin.

Pas këtij takimi, Vllaznia mbetet në vendin e 8-të me 27 pikë, ndërsa Partizani është i gjashti me 36 pikë.

 

VLLAZNIA-PARTIZANI 0-0

Përfundon takimi në “Loro Boriçi”. 

86′ Zëvendësim i tretë te Partizani, largohet Bardhi në vendin e tij, Edgar Çani.

84′ Tjetër mundësi e mirë për Partizanin me Trashin, i cili depërton bukur nga e djathta dhe gjuan, por gjuajtja e tij përfundon jashtë kuadratit

77′ Zëvendësim i dytë te Partizani, largohet nga fusha Mala, vendin e tij e ze Milan Kulum.

75′ Partizani provon me Bathën, i cili gjuan nga jashtë zonës, por gjuajtja e tij është e gabuar duke përfunduar jashtë kuadratit.

67′ Vllaznia tenton të avancojë përpara me Gilman Likën, kapiteni kroson në zonë, por topi është larguar nga portieri Hoxha.

65′ Pa fat futbollistët e Vllaznisë, në harkun kohor të 2 minutave kanë kryer 2 zëvendësime të detyruara. Largohet nga fusha Gocaj i dëmtuar, vendin e tij e ze Gurishta.

63′ Një tjetër zëvendësim te Vllaznia, largohet nga fusha Berisha i dëmtuar, vendin e tij e ze Pjeshka.

62′ Zëvendësim te Partizani. Largohet Asani në fushën e lojës, Oskar Kardozo.

60′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet Çinari, në fushë Kalaja.

59′ Një tjetër shans për Partizanin, Esat Mala provon me një gjuajtje, por topi është pritur nga portieri Sherri.

57′ Mundësi e shkëlqyer për Partizanin, me anë të Bardhit, i cili i vetëm me portierin Sherri ka gabuar, duke mos gjetur rrugën e rrjetës. Rasti më i mirë për të kuqtë.

54′ Goditje dënimi për Partizanin. Trashi provon me një gjuajtje nga distanca, topi përfundon disa metra larg portës së Sherrit.

53′ Vllaznia hidhet në sulm në kërkim të golit të avantazhit.

48′ Progni kërkon të dhurojë spektakël me një gjuajtje të menjëhershme nga distanca, por nuk ka probleme për Sherrin.

46′ Starton pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë, Vllaznia-Partizani 0-0. 

45′ Me fat skuadra e Partizanit në këto momente. Pas krosimit nga këndi për Gilman Likës, topi ka shkuar te këmbët e Sukajt, ky i fundit ka gjuajtur por është devijuar nga Cinari duke shkuar jashë kuadratit.

35′ Mundësi e mirë për Vllazninë, Sukaj provon me një gjuatje nga distanca, topi ka përfunduar në duart e Alban Hoxhës.


33′ Momente tensioni mes lojtarëve në “Loro Boriçi”. Tifozët shkodranë gjuajnë me çakmak lojtarët e kuq, por fatmirësisht nuk ka kapur asnjë.

25′ Lojë e kujdesshme nga të dyja skuadrat, ende nuk është rregjistruar një goditje në portë.

21′ Trashi gjuan nga larg me të majtën, topi përfondon jashtë portës së Sherrit.

17′ Erjon Vucaj provon me një goditje fluturimthi nga jashtë zonës, topi përfundon shumë larg kuadratit të Hoxhës.

7′ Kombinim i bukur mes Tafilit dhe Gilam Likës, depërton bukur kapiteni, por nuk ka mundur të gjuaj në portën e Alban Hoxhës, topi ka përfunduar në fundore.

4′ Aksioni i parë i rrezikshëm për Vllazninë, por Sukaj në krahun e majtë mbyllet mirë nga Ibrahimi.

1′ Ka nisur takimi në “Loro Boriçi”.

Vllaznia: Sherri, Malota, Mersini, Berisha, Gocaj, Vucaj, Lika, Tafili, Krymi, Çinari, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka

Partizani: Hoxha, Gojkoviç, Kotobelli, Belica, Gojkoviç, Batha, Mala, Trashi, Progni, Trashi, Asani. Trajner: Klevis Dalipi.

Gjyqtar: Klajdi Kola

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"