VIDEO / Partizani po vonohet, mbrojtësin e ri e prezanton… Stenio Zhunior

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2022 | 22:54

VIDEO / Partizani po vonohet, mbrojtësin e ri e prezanton… Stenio Zhunior

Klubi i Partizanit shumë shpejt pritet të zyrtarizojë afrimin më të ri të merkatos, mbrojtësin e majtë brazilian, Fernandinjo. Lojtari i cili më parë ka luajtur në kampionatin maqedonas, shihet si një përforcim cilësor dhe pas shumë negociatash ka mbërritur në klubin e kuq duke iu bashkuar pjesës tjetër të skuadrës.

FERNANDO AUGUSTO FERNANDINJO

Por ndërsa Partizani po vonohet me prezantumin e tij zyrtar, një gjë të tillë e kanë bërë lojtarët e tjerë të klubit të kuq. Bashkëkombësi i tij, Stenio Zhunior, ua ka prezantuar tifozëve lojtarin e afruar me shumë bujë, por në një rol të ri.

Fernando Augusto “Fernandinjo”, u filmua gjatë darkës së sotme teksa i nënshtrohej ritit të zakonshëm të prezantimit para shokëve të ekipit me një këngë. Stenio Zhunior praktikisht e bëri fakt të kryer firmën e lojtarit, pasi një “ceremoni” e tillë ndodh vetëm me ata futbollistë të cilët kanë garancinë se do të jenë pjesë e ekipit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"