VIDEO/ Partizani nuk di të fitojë ndaj Laçit, sfida e Europës mbyllet me nga një pikë për dy ekipet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2018 | 18:52

VIDEO/ Partizani nuk di të fitojë ndaj Laçit, sfida e Europës mbyllet me nga një pikë për dy ekipet

Partizani dhe Laçi e mbyllën në një barazim pa gola, sfidën e javës së 19-të, të luajtur në Selman Stërmasi. Sfida në tërësi, pati pak raste për shënim për të dyja skuadrat, por edhe ato pak raste nuk u shfrytëzuan siç duhet nga sulmuesit e të dyja ekipeve.

maroi

Sfida e Europës u mbyll me nga një pikë për të dyja ekipet, me Laçin që mbetet në vendin e pestë, me 29 pikë, ndërsa Partizani një pikë dhe një vend më poshtë.

par laci

 

Partizani – Laçi 0-0

 

KOMENTI

Mbyllet pa gola sfida.

91’ Nika del nga fusha me probleme. Futet Lulaj.

90’ 3 minuta shtesë.

86’ Edhe Bardhi ndëshkohet me të verdhë, për një ndërhyrje nga pas ndaj Kallakut.

81’ Karton i verdhë për Nikën.

80’ Ansi Nika bën gjithçka mirë në krahun e djathtë, duke shmangur Kotobellin, dhe fiton një faull që shkaktohet pikërisht nga ky i fundit.

77’ Zëvendësimi i dytë edhe tek Laçi. Futet Shtubina, largohet Eskerda.

76’ Largohet edhe Asani nga fusha e lojës. Futet Milan Çulum.

75’ Asanit i vjen një top i mirë në hyrje të zonës, por goditja e tij devijohet vetëm në fund për nga këndi.

bardhi

59’ Bardhi del bukur vetëm me Selmanin, godet por portieri i Laçit bën mrekullinë duke evituar një gol të sigurt.

57’ Largohet edhe Ibrahimin nga fusha e lojës për të kuqtë. Dalipi fut Ramadanin.

46’ Zëvendësime tek të dyja ekipet. Partizani largon Kardozon, në fushë Kotobelli. Tek Laçi, largohet Bardhi, në lojë Kallaku.

46’ Rinis sfida.

Mbyllet pjesa e parë. Partizani – Laçi 0-0

45’ 1 minutë shtesë.

45’ Gojkoviç provon përsëri, pas një harkimi të Telushit, por goditja e tij me kokë shkon jashtë.

43’ Tension mes Rexhinaldos dhe Belicës, pas një faulli të akorduar në favor të Partizanit.

42’ Ndëshkohet edhe Progni me të verdhë.

40’ Kartoni i parë i verdhë në këtë sfidë. Ndëshkohet Sefgjini për një ndërhyrje të parregullt ndaj Asanit.

telushi

29’ Një predhë e Telushit nga jashtë zone, grushtohet nga portieri Selmani. Më pas, Progni shënon, por për anësorin është pozicion jashtë loje.

23’ Provon Trashi nga jashtë zone, topi mbi traun e portës.

17’ Goditje nga këndi për Partizanin. Topi i harkuar shkon tek Gojkoviç në shtyllën e parë, por devijimi shkon shumë pranë portës.

eskera

9’ Rasti i parë i artë për skuadrën e Laçit. Eskerda merr një top mjaft të mirë nga e majta, por nga pika e penalltisë godet shumë mbi traun e portës.

6’ Goditja e parë nga këndi për të kuqtë.

1′ Nis takimi.

 

FORMACIONET

Partizani: Hoxha; Ibrahimi, Gojkoviç, Belica, Trashi; Asani, Telushi, Batha, Kardozo; Progni, Bardhi. Trajner: Dalipi

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Bardhi, Eskerda, Nika, Uzuni, Rexhinaldo. Trajner: Mezani

Gjyqtar: Ardian Beqiri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"