VIDEO/ Partizani ngjitet në vendin e tretë, mund me 10 lojtarë Dinamon dhe e zhyt në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 29, 2022 | 23:45

VIDEO/ Partizani ngjitet në vendin e tretë, mund me 10 lojtarë Dinamon dhe e zhyt në Kategorinë e Parë

Partizani arrin një fitore të rëndësishme në garën për Europën, duke mundur në “Selman Stërmasi” Dinamon në një derbi që dhuroi shumë emocione.

F.Hazisllari

F.Hazisllari

Sfida nisi mjaft mirë për të kuqtë, të cilët kaluan në avantazh të dyfishtë pas vetëm 30 minutash lojë. Gjithsesi sfida u hap shumë shpejtë, pasi Ibraimi realizoi një 11-metërsh dhe në të njejtën kohë, Matondo doli me karton të kuq për t’i lënë “Demat” me 10 lojtarë.

Pjesa e dytë u mbizotërua nga blutë, të cilët patën raste të shumta , por pa mundur të shënojnë. Në fund ishte Cara i cili shënoi të dytin personal dhe të tretin për ekipin e tij duke mbyllur llogaritë.

Kështu Partizani ngjitet momentalisht në vendin e tretë, ndërsa Dinamo vazhdon të mbahet te matematika për të shpresuar në mbijetesë.

REZULTATI:

PARTIZANI 3-1 DINAMO

Stenio Xhunior 26′, Cara 30′, 90+1′ / Ibraimi (P) 38′

KOMENTI LIVE:

90+4′ Mbyllet takimi!

90+1’ GOOOOOL PARTIZANI 3-1/ Cara përfiton nga një gabim në mesfushë dhe mrekullisht lëshon një parabël nga jashtë zone duke e lënë Simonin të pashpresë.

90’ Gjyqtari i katërt akordon 4 minuta shtesë.

86’ Zëvendësimi i fundit për Dinamon. Largohet Samake dhe në vendin e tij futet Da Silva.

85’ Tension midis Ibraimit dhe Herald Markut në fushën e lojës. Gjyqtari i ndëshkon të dy lojtarët me karton të verdhë.

82’ Cara lëshon një gjuajtje të bukur nga një aksion mjaft i mirë i Partizanit, por Simoni tregohet fantastik me një reagim për t’i mohuar golin e tretë “Demave”.

81’ Çinedu lëshon një gjuajtje, që ndalet nga Alban Hoxha. Gjithsesi pozicioni i sulmuesit ishte i parregullt.

78’ Cara shkakton një ndërhyrje të parregullt dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

77’ Bardhi lëshon një krosim drejt zonës, por topi shkon drejtpërdrejtë në duart e portierit Alban Hoxha.

76’ Zëvendësim te Dinamo. Largohet Sidibe dhe në vendin e tij Çinedu.

75’ Zëvendësim te Partizani. Largohet Rrapaj dhe në vendin e tij futet Maget.

65’ Haxhiu kapet befasi nga kërcimi i Hadroj që del huq dhe nuk arrin të përfitojë nga një krosim i Maliqit në zonë për të barazuar shifrat.

62’ Zëvendësim te Dinamo, largohet Fejzulla dhe në vendin e tij futet Sabien Lilaj.

58’ Zëvendësim i dyfishtë te Partizani. Largohen Skuka dhe Kallaku, në vendin e tyre Herald Marku dhe Sota.

57’ Haxhiu shkakton një ndërhyrje të gabuar në zonën e Partizanit. Karton i verdhë për lojtarin e Dinamos.

55’ Eneo Bitri ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje të gabuar.

54’ Agim Ibraimi merr një top të bukur në hyrje të zonës, i cili i shkon shumë pranë golit. Goditje këndi për Dinamon.

52’ Rexhinaldo merr një krosim nga Imami, duke lëshuar një gjuajtje me kokë shumë pranë portës, por topi nuk shkon drejt rrjetës.

49’ Stenio Zhunior merr një krosim nga këndorja, por tentativa e tij me kokë shkon shumë pranë portës.

47’ Rexhinaldo merr një krosim të bukur në zonë, por arrin vetëm ta devijojë me kokë duke mos e gjetur dot portën.

46’ Dinamo e nis pjesën e dytë me dy zëvendësime. Largohen Siljanovski dhe Demiri, në vendin e tyre Bardhi dhe Mihana.

46′ Fillon pjesa e dytë!

45+3’ Mbyllet pjesa e parë!

45+2’ Siljanovski shkakton një ndërhyrje të gabuar në hyrje të zonës. Karton i verdhë për futbollistin e Dinamos.

45’ Gjyqtari i katërt akordon 3 minuta shtesë.

45’ Haxhiu humbet shansin e artë për të barazuar sfidën, por tentativa e tij përfundon vetëm në rrjetën e jashtme.

40’ Skuka rrëzohet pas një përplasjeje me Samaken afër zonës dhe të kuqtë pretendojnë për një 11-metërsh, por gjyqtari nuk akordon asgjë. Loja vazhdon.

38’ GOOOOOL DINAMO 2-1/ Ibraimi nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë duke shkurtuar diferencën.

36’ Merret vendimi. Penallti për Dinamon dhe kartoni i dytë i verdhë për Matondon, për t’i lënë “Demat” me 10 lojtarë.

34’ Rexhinaldo kërkon një 11-metërsh për shkak të një topi të prekur me dorë nga Matondo dhe gjyqtari shkon ta shohë në VAR.

30’ GOOOOOL PARTIZANI 2-0/ Tedi Cara merr një top të bukur në hyrje të zonës dhe i vetëm me Simonin nuk gabon për të dyfishuar shifrat.

26’ GOOOOOL PARTIZANI 1-0/ Stenio Zhunior përfiton nga një rrëmujë në zonë dhe nuk gabon për të kaluar “Demat” në avantazh.

23’ Sherif Kallaku merr një top brenda zonës dhe lëshon një gjuajtje nga një pozicion i prirët, por sfera shkon mbi kuadrat.

16’ Tedi Cara merr një top të bukur në zonë dhe lëshon një goditje të fortë, por Simoni arrin ta ndalë duke e çuar topin në goditje këndi.

14’ Masanga Matondo shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe kësaj radhe gjyqtari e ndëshkon kongolezin me karton të verdhë.

12’ Një skemë e bukur nga lojtarët e Dinamos në një goditje dënimi, me Fejzullan që lëshon një gjuajtje të bukur, por topi ndalet nga portieri Alban Hoxha.

10’ Stenio Zhunior merr një top të bukur dhe i nis një pas Tejdi Carës, goditja e të cilit shkon jashtë. Gjithsesi pozicioni ishte i parregullt.

8’ Cara shkakton një ndërhyrje të ashpër ndaj Sidibe, por gjyqtari nuk e ndëshkon, vetëm e paralajmëron. Goditje dënimi për Dinamon.

1’ Starton derbi në stadiumin “Selman Stërmasi”!

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Bitri, Marku, Hadroj, Matondo, Rrapaj, Kallaku, Cara, Stenio Xhunior, Skuka.

Trajner: Dritan Mehmeti

DINAMO: Simoni, Imami, Sidibe, Maliqi, Siljanovski, Demiri, Samake, Fejzulla, Haxhiu, Ibraimi, Rexhinaldo

Trajner: Rodolfo Vanoli

WhatsApp Image 2022-04-29 at 4.47.12 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"