VIDEO/ Partizani mposhtet në shtëpi, kualifikimi thuajse i pamundur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2018 | 19:24

VIDEO/ Partizani mposhtet në shtëpi, kualifikimi thuajse i pamundur

Po të luhet në “Selman Stërmasi” sfida e parë e Ligës së Europës mes Partizanit dhe sllovenëve të Mariborit. Skuadra e trajnerit Gega do të kërkojë të marrë një rezultat pozitiv në shtëpi, për të shpresuar te kualifikimi në ndeshjen e kthimit në Slloveni.

Partizani live

Edhe pse skuadra e Mariborit ka në përbërje lojtarë cilësor, “demat e kuq” do të shpresojnë deri në fund te kualifikimi. Ardit Hila është debutuesi i vetëm në formacionin e Partizanit, ndërkohë që Progni do të udhëheq të kuqtë në majën e sulmit.

partizani

PARTIZANI-MARIBOR 0-1

Bajde 49′

Përfundim takimi. 

90′ Pa fat Partizani në këto minuta, gjuajtja e Abdurahimit është ndalur nga Handanoviç.

80′ Partizani hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit.

76′ Pranë golit të dytë Maribori me Tavares, sulmuesi nuk arrin të shtyjë dot topin në rrjetë.

73′ Skënder Gega luan edhe kartën e fundit, largohet Mala në fushë Abdurahimi.

73′ Tavares provon nga distanca, gjuajtja përfundon jashtë kuadratit.

64′ Zëvendësim te Partizani, largohet Progni, vendin e tij e zë Nikoliç.

63′ Rast ideal për Partizanin, Jurgen Bardhi i vetëm në zonë gabon fatalisht, duke shpërdoruar një gol të sigurt.

59′ Gjyqtari e bën baltë, nuk akordon një 11-metërsh të pastër pas ndërhyrjes ndaj Asanit.

57′ Zëvendësim te Partizani, largohet Kalari, vendin e tij e zë Bardhi.

49′ GOL MARIBORI! Bajde zhbllokon shifrat duke goditur saktë në hyrje të zonës, pas një gabimi të mbrojtjes së Partizanin. Goditja e Bajde ndalet në rrjetë. 

48′ Mundësi ideale për Partizanin. Nuk arrijnë futbollistët e kuq të shënojnë.

46′ Çahet rrjeta e portës së Handanoviç, ndeshja nis me disa minuta vonesë.

porta

Mbyllet pjesa e parë, Partizani-Maribor 0-0

45+1′ Aksion i shpejtë i Mariborit në krahun e djathtë, Bajde provon me një gjuajtje nga brenda zonës, por topi kontrollohet mjaft mirë nga Alban Hoxha.

37′ Rrezikshëm sllovenët me brazilianin Tavarëz, i cili i lirë brenda zonë provon me një kthesë, por topi përfundon në duart e Alban Hoxhës.

35′ Futbollistët e Mariborit ushtrojnë presion të vazhdueshëm. Kramariç godet me kokë nga brenda zonës, topi përfundon mbi kuadrat,

29′ Rast i dyshimtë. Progni pengohet në zonë, gjyqtari nuk arkordon 11-metërsh.

21′ Janë përsëri sllovenët me Dervisheviç, i cili gjuan nga distanca por topi kalon ngjitur me shtyllën e majtë pingule.

20′ Kramariç provon me një goditje të rrezikshme nga brenda zonë. Topi ndalet nga Kramariç.

10′ Një harkim i bukur i topit nga Ibrahimi për Prognin, i cili rrëzohet dhe kërkon 11-metërsh, por për gjyqtarin kemi të bëjmë me faull në sulm.

4′ Kundërpërgjigjen sllovenët me Mileç, i cili gabon me portë bosh duke e dërguar topin jashtë kuadratit. Shpëton për mrekulli Partizani.

2′ Mundësi e shkëlqyer për Partizanin. Asani nga e djatha, ka dalë i vetë përballë portierit Handanoviç, ka gjuatur, por topi është pritur nga gardian slloven.

1′ Ka startuar takimi.

PARA NDESHJES: 

ORA 17:08 Mesfushori i Kombëtares, Valon Ahmeti pozicionohet në tribunën qendrore dhe do të mungojë në këtë takim.

Ahmedi

ORA 17:05 “Ultras Guerrils” mbërrijnë në stadium, vendosin banerin e tyre në triubunë.

Guerrils

ORA 17:00 Pjesmarrje e ulët nga ana e tifozëve. Kontroll i rreptë tek dera, nuk lejohen çakmakë, shishe uji.

partizani1

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Gojkoviç, Ibrahimi, Kalari, Trashi, Mala, Hila, Telushi, Asani, Progni.

MARIBOR: Handanoviç, Suler, Vrhoveç, Bajde, Mileç, Viler, Ivkoviç, Zahoviç, Kramariç, Tavares.

formacionet zyrtare

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"