VIDEO/ Partizani mposht Vllazninë në frymën e fundit, spektakël në “Loro Boriçi”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2019 | 23:10

VIDEO/ Partizani mposht Vllazninë në frymën e fundit, spektakël në “Loro Boriçi”

Partizani doli triumfues nga transferta e Vllaznisë në Shkodër, me shifrat 1-3.

partizani

Në një “Loro Boriçi” të mbushur me mijëra tifozë shkodranë, të dyja ekipet e nisën në ekuilibër, por takimi u zhbllokua në minutën e 14-të, nga goli i Kordeiros, që shfrytëzoi një pasiguri të Sherrit.

Gjithsesi, pas vetëm 4 minutash, ishte Krymi që shënoi pothuajse një gol të njëjtë për vendasit, që ndoqi aksionin dhe çoi në fundin e rrjetës një top të mbetur në zonën e Hoxhës.

bandicam 2019-10-19 18-52-17-993

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, ndërkohë që e dyta nisi e vakët dhe me pak raste. Ekipi i Jonuz pretendoi për një penallti për prekje me dorë të Telushit brenda zone, por Koçi nuk ishte i këtij mendimi. Teksa ndeshja po shkonte drejt një barazimi, vetëm në minutën e 92-të, ishte një shkodran, Çinari, ai që nga hyrja e zonës goditi fort dhe mposhti Sherrin.

Në sekondat e fundit, Vllaznia humbi ekuilibrat dhe Jasir Asani, bëri gjithçka mirë vetë duke shënuar edhe golin e tretë. Në fund, Partizani fitoi me shifrat 1-3, duke marrë 3 pikë me shumë vlera, dhe tani e gjen veten në kuotën e 14 pikëve, në vendin e tretë. Ndërkohë, me 12 pikë mbetet në vendin e gjashtë Vllaznia.

 

FT | Vllaznia-Partizani 1-3

GOLAT:  Krymi 18′ / Kordeiro 14′, Çinari 92′, Asani 94′

 

KOMENTI LIVE

94’ GOOOOOOOL PARTIZANI 1-3/ Jasir Asani shënon edhe të tretin. Futet nga e djathta drejt qendrës, dhe godet fort që nga jashtë zone, e shënon duke mposhtur Sherrin.

92’ GOOOOOOL PARTIZANI 1-2/ Shënojnë të kuqtë në frymën e fundit. Erald Çinari merr një top nga hyrja e zonës, dhe me të majtën shënon duke mposhtur Sherrin, dhe nuk feston.

90′ 4 minuta shtesë.

90’ Në krosimin nga goditja e këndit, me kokë provon Malota, topi mbetet te këmbët e Belicës, por largohet rreziku.

90’ Sërish shpëtimtar Alban Hoxha. Ndal një goditje nga jashtë zone të Likës.

88’ Provon sërish Partizani, me Çinarin dhe Kordeiron, por fitojnë nëj goditje këndi.

85’ Bardhi merr një top brenda zone dhe pason për Malën, por Krymi ndjek aksionin dhe ia merr topin.

79’ Kryen edhe Lerda ndërrimin e tretë. Futet Jurgen Bardhi, në vendin e Teofilius Solomon.

74’ Ndërrimi i tretë tek Vllaznia. Hygor largohet i dëmtuar, futet Emerson Sinjo.

71’ Ndërrimi i dytë i Lerdës. Hektor Idrizaj rikthehet në fushë pas një mungese të gjatë, del nga loja Ron Broja.

68’ Ndërrimi i dytë i Jonuz. Shtubina i lë vendin Krujës.

67’ Marku provon me kokë nga goditja e këndit, por topi përfundon jashtë.

66’ Shtubina niset bukur drejt portës së Hoxhës, godet shkodrani, por Hoxha zgjatet dhe e çon topin në goditje këndi.

64’ Kërkojnë penallti shkodranët, për prekje me dore brenda zone, por nuk është i këtij mendimi arbitri Koçi.

61’ Karton i verdhë edhe për Ramadanin, për një ndërhyrje nga prapa ndaj Solomon.

57’ Rast i mirë për Partizanin. Një top i gjatë për Çinarin, por me daljen e Sherrit është gardiani që e bllokon me trup. Në vijimin e aksionit, topi shkon tek Asani, që godet nga jashtë zone, por ndalet sërish goditja.

56’ Mirsad Jonuz bën ndërrimin e parë. Godfrei në fushë në vendin e Gligorov.

55’ Hygor bën një lëvizje të bukur mashtruese në mesin e fushës, dhe nis Shtubinën, por Mala i shpejtë e mbyll shkodranin.

53’ Vetëm 3 minuta në fushë, dhe Jasir Asani ndëshkohet me kartonin e verdhë për një ndërhyrje nga pas.

53’ Shtubina futet brenda zone dhe rrëzohet, por asgjë në duelin me Belicën thotë gjyqtari.

50’ Kryhet ndërrimi i parë te Partizani. Jasir Asani në vendin e Kristi Kotes.

46’ Nis pjesa e dytë në Shkodër. Teknikët e nisin pa asnjë ndërrim në skuadrat respektive.

Mbyllet pjesa e parë. Vllaznia-Partizani 1-1

46’ Trashi futet brenda zone nga e majtë, godet me këmbën e djathtë, por mbyllet nga mbrojtja.

45′ 2 minuta shtesë.

44’ Telushi rrëshqet duke i marrë topin Gurishtës, dhe i merr topin, ndërkohë që fiton edhe një faull.

43’ Solomon kërkon të nisë Brojën, por nuk merren vesh me njëri-tjetrin, dhe ia dorëzojnë topin Sherrit.

38’ Në një top të gjatë kërkohet Mala në të djathtë, dhe mbrojtësi ul për Çinarit. Shkodrani e devijon, por i lehtë topi që shkon drejt Sherrit.

36’ Krymi ndëshkohet me kartonin e verdhë, për një faull ndaj Kordeiros.

31’ Broja shkakton faull ndaj Hygor, dhe shkodranët kërkojnë të dytin e verdhë ndaj mesfushorit, por nuk është i këtij mendimi arbitri Koçi.

30’ Solomon avancon i vetëm drejt portës së Vllaznisë, e mbron topin, por goditja devijohet dhe merr një goditje këndi.

28’ Ramadani kërkon të nisë Shtubinën, por mbyll mbrojtja e kuqe.

22’ Broja bën faull në mesfushë ndaj Ramadanit, dhe ndëshkohet me kartonin e verdhë nga kryesori Andi Koçi.

21’ Vazhdon në sulm Vllaznia, teksa insiston në krahun e djathtë të sulmit.

18’ GOOOOOOL VLLAZNIA 1-1/ Barazohet menjëherë rezultati. Lika provon me një të majtë nga hyrja e zonës, dhe Hoxhës i mbetet aty topi. Krymi ndjek aksionin, dhe tund rrjetën.

14’ GOOOOOOL PARTIZANI 0-1/ Zhbllokohen shifrat në Shkodër. Pas një goditje nga jashtë zone e Çinarit, Sherri i pasigurt i ikën topi, dhe aksionin e ndjek Kordeiro, që çon topin në fundin e rrjetës.

13’ Çinari kërkon të nisë Malën në të djathtë, por Shtubina kthehet dhe e shoqëron topin jashtë vijës anësore.

10’ Trashi provon me të majtën direkt nga goditja e dënimit, por Sherri i sigurt ndal gjithçka.

9’ Karton i verdhë për Markun, pas një faulli në hyrje të zonës ndaj Çinarit.

5’ Kërkon të niset Vllaznia, por me faull thotë arbitri kryesor dhe topi sërish për të kuqtë.

4’ Solomon kërkohet nga një top i gjatë, por Sherri del dhe kontrollon topin.

3’ Trashi mbron mirë topin në cepin e majtë të mbrojtjes, dhe fiton faull ndaj Gurishtës.

2’ Top i gjatë për Shtubinën, por mbyll Boldor.

1′ Nis takimi në Shkodër.

1 minutë heshtje në nderim të ish-presidentit të FSHF, Miço Papadhopuli, të ndarë nga jeta gjatë kësaj jave.

 

FORMACIONET

VLLAZNIA: Sherri, Gligorov, Shehi, Malota, Marku, Gurishta, Ramadani, Krymi, Hygor, Shtubina, Lika. Trajner: Mirsad Jonuz. bandicam 2019-10-19 16-44-43-394

PARTIZANI: Hoxha, Mala, Boldor, Belica, Trashi, Telushi, Broja, Kote, Kordeiro, Çinari, Solomon.  Trajner: Franko Lerda.

bandicam 2019-10-19 16-45-19-754

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"